www.ofertapune.net Restaurant Menaxher/e | PunaIme

Restaurant Menaxher/e

Kompania

Heb's

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-12-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Ne po kërkojmë Restaurant Menaxher/e të përkushtuar që do të jenë përgjegjës për udhëheqjen dhe menaxhimin e operacioneve të përditshme të restorantit, duke siguruar që klientët të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm dhe që ekipi të punojë në mënyrë efikase dhe produktive. 

Pozita: Restaurant Menaxher/e

Lokacioni: Regjioni i Prishtinës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Sigurohuni që operacionet e restorantit të kryhen sipas standardeve të kompanisë dhe procedurave të sigurisë ushqimore.
  • Planifikoni dhe menaxhoni ndrrimet/oraret e punës, duke siguruar që restoranti të ketë staf të mjaftueshëm në çdo moment.
  • Monitoroni cilësinë e ushqimit dhe shërbimit ndaj klientëve për të siguruar përmbushjen e kërkesave të kompanisë. 
  • Rekrutoni, trajtoni dhe zhvilloni stafin, duke siguruar që të gjithë të jenë të trajnuar për të ofruar shërbim të shkëlqyer dhe të respektojnë protokollet e sigurisë.
  • Vlerësoni performancën e stafit dhe ofroni feedback për zhvillimin e tij profesional.
  • Mbikëqyrni menaxhimin e inventarit dhe porositni furnizime të nevojshme për operacionet e përditshme.
  • Sigurohuni që çdo klient të ketë një eksperiencë të shkëlqyer dhe që të zgjidhen shpejt çdo ankesë ose problem.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Menaxhment ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme e punës në fushën relevate;
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të kohës;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese, si verbale ashtu edhe e shkruar;
  • Njohje e pakos në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).

 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email adresen [email protected] duke shenuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni. Afati i fundit per aplikim është 20.12.2024

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.