Rektor/e
Kompania
Universiteti i Prishtinës
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
14/07/2020
Data e perfundimit
24-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Në bazë të nenit 19 pika 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, nenit 27 pika 2 e Statutit të UP-së, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më datë 09.07.2020, mori vendim të shpall:
KONKURS PËR REKTOR
të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:
- Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent.
- Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.
- Të mos ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo në listë zgjedhore të ndonjë partie politike ose koalicioni në nivel qendror dhe lokal në tri (3) vitet e fundit.
Procedura e përzgjedhjes:
- Konkurrimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm.
- Komisioni profesional i zgjedhur nga Senati propozon listën e kandidatëve të zgjedhur me shumicë votash, për t’u zgjedhur nga Këshilli Drejtues.
- Këshilli Drejtues i interviston kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim në këtë post. Në këto intervista secili kandidat prezanton një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.
- Rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional prej pesë (5) anëtareve të cilin komision e formon Senati. Komisioni profesional ka për detyrë që të verifikoj nëse kandidatët e paraqitur për pozitën e rektorit i plotësojnë kushtet e parapara me konkurs.
- Këshilli drejtues ka të drejtë ta refuzojë listën e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional duke arsyetuar atë.
- Për mospranimin e kandidatëve për pozitën e rektorit për shkak të konfliktit të interesit aplikohet ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.
- Rektori zgjedhet me shumicën absolute (shumica e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim me dispozitat e Statutit të UP-së. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë. Nëse asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri herë radhazi, procedura e zgjedhjes përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në Statutin e UP-së.
- Emërimi i rektorit bëhet për periudhën 01.10.2020 deri më 30.09.2024.
Kandidatët së bashku më kërkesë duhet t’i paraqesin këto dokumente:
- Biografinë e shkurtër;
- Certifikatën e lindjes/dokumentin e identifikimit;
- Kopjet e diplomave apo dëshminë mbi përfundimin e studimeve pasuniversitare, sipas rastit (studimet jashtë vendit) edhe dëshminë e nostrifikimit të diplomave;
- Vendimin/certifikatën apo ekuivalente të titullit akademik;
- Përmbledhjen e përvojës akademike (në mësimdhënie, kërkime shkencore, krijimtari artistike) dhe përvojën menaxheriale në Arsimin e lartë;
- Dëshminë që nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe që nuk ka aktakuzë të ngritur.
Dokumentet e kompletuara në kopje fizike duhet të dorëzohen çdo ditë pune prej orës 9.00 – 15.30 në zyrën nr.1 të ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina”, Rr. “Xhorxh Bush”, nr.31, 10 000 Prishtinë – Republika e Kosovës dhe duhet t’i adresohen Komisionit Profesional të Senatit të Universiteti të Prishtinës.
Të gjitha dokumentet përveç kopjes fizike, duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike (të skanuara) në adresën [email protected]
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në Ueb-faqen zyrtare të UP- së, përkatësisht nga data 10.07.2020 deri më 24.07.2020 në ora 15.30.