www.ofertapune.net Referent/e (2), Kontrollor/e (1) | PunaIme

Referent/e (2), Kontrollor/e (1)

Kompania

Termokos

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07/08/2020

Data e perfundimit

21-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, NP “Termokos” SH. A, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË  PUNËS

Titulli i pozitës: Referentë për shërbim ndaj konsumatorëve – një (1) vend pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon palët-konsumatorët dhe i informon ata;
  • Pranon ankesat dhe kërkesat e konsumatorëve siç janë; kualiteti i dobët i shërbimit, faturave te pa sakta, llogaritja e gabuar e borxhit të vjetër, zbatimi i gabuar i procedurës për falje të borxheve, kërkesat për lidhje të reja regjistrim të njehsorëve dhe ndërrimin e grupit tarifor, ndërrimet e emrave te pronareve;
  • Ankesat e pranuara nga konsumatori i regjistron në libër me datën që i pranon dhe ia dorëzon përgjegjësit;
  • Lidhë kontrata për shërbime dhe i regjistron në program softuerik;
  • Në program i regjistron vendimet për falje të borxhit dhe i mban evidencat për rastet sociale;

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Fakulteti ekonomik.
  • Tri (3) vite përvojë pune.
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office).
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar ,si dhe ti përballojë punën nën presion.

Titulli i pozitës: Referent në Departamentin e Distribuimit – një (1) vend pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës t’i pranojë dhe ti evidentojë të gjitha reklamimet me shkrim nga konsumatorët;
  • Është përgjegjës për njoftimin me kohë të udhëheqësit të njësisë për reklamimet e konsumatorëve;
  • Bën evidentimin e të gjitha intervenimeve ditore, materialit të shpenzuar dhe pajisjeve të instaluara dhe bazuar në këto evidenca jep informacione për nevojat e rajonit për material dhe pjesë rezervë;
  • Bën përmbledhjen e të dhënave për parametra të nënstacioneve;
  • Përgatitë kërkesa për material dhe mbanë evidencë për shpenzimin e tij;
  • Duhet që për rajonin e tij ë bëjë raportin ditor në fund të orarit të punës, ku do të përfshijë të gjitha aktivitet ditore të rajonit;
  • Duhet të ketë bashkëpunim direkt me punëtorët e terrenit;
  • Duhet të ketë sjellje korrekte me banues të cilët lajmërojnë për problemet e tyre për ngrohje dhe të marrë shënime të sakta për ato probleme;
  • Është i obliguar të mbajë evidencë për materialet dhe pajisjet e shpenzuara dhe instaluara në terrenin, të cilin e mbulon njësia e tij;
  • Mbi punën e kryer raporton në baza ditore, javore dhe mujore;
  • Kryen edhe punët tjera, të cilat delegohen nga menaxhmenti.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Shkollim i mesëm ose i lartë.
  • Tri (3) vite përvojë pune.
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office) e dëshirueshme.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ti përballojë punën nën presion.

Titulli i pozitës: Kontrollor për verifikimin e lidhjeve te reja – një (1) vend pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bënë kontrollimin e të gjitha kyçjeve ekzistuese në teren;
  • Verifikon kyçjet e reja;
  • Përpilimin e procesverbalit të verifikimit në teren të kyçjeve të reja;
  • Identifikon konsumatorët të cilët shfrytëzojnë energjinë ngrohëse në mënyrë të paautorizuar;
  • Verifikon ndryshimet e llojit të destinacionit të sipërfaqes ngrohëse;
  • Verifikon të dhënat personale të konsumatorëve;
  • Përgatitë listën e përgjithshme të konsumatorëve të verifikuar;
  • Bënë verifikimin e sipërfaqes ngrohëse te konsumatorët;
  • Bënë përgatitjen e lëndëve për shërbimet në vijim për ekzekutim të lëndës;
  • Mbi punën e kryer raporton në baza ditore dhe javore;
  • Kryen dhe punët tjera të cilat delegohen nga Menaxhmenti.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Shkollim i mesëm ose i lartë.
  • Tri (3) vite përvojë pune.
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office) e dëshirueshme.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ti përballojë punën nën presion.

Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për këto vende pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar.
  • CV e aplikantit.
  • Dëshminë e kualifikimit shkollor.
  • Dëshminë mbi përvojën e punës, referencat si dhe certifikata tjera profesionale.
  • Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide).
  • Dokumentin e identifikimit – letërnjoftimi i fotokopjuar.
  • Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NP “Termokos’’Sh.A, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 07.08.2020 deri me datë 21.08.2020 si datë e mbylljes së konkursit.

Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NP ”Termokos’’Sh.A., Rr. 28 Nëntori nr. 181, në Prishtinë, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30. Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e “Termokos”-it www.termokos.org apo mund të merret në zyrat e ndërmarrjes. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/ 541-780.

Këtu mund te shkarkoni aplikacionin duke mbajtur shtypur tastin CTRL dhe duke klikuar Shkarko Aplikacionin me ngjyre te kaltër: Shkarko Aplikacionin

Ose duke kopjuar këtë link:

http://termokos.org/wp-content/uploads/2020/01/APLIKACION-PUNËSIMI-2020.docx

Shpallja e plote e punes.