www.ofertapune.net Redaktorë/ (2), Lektor/e, Gazetarë/e të ngjarjeve ditore (3), Gazetarë/e të sportit (2) | PunaIme

Redaktorë/ (2), Lektor/e, Gazetarë/e të ngjarjeve ditore (3), Gazetarë/e të sportit (2)

Kompania

Shqip.com

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-09-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Bëhu pjesë e Shqip.com

8 Pozita të hapura

Redaktorë/ (2) 

Lektor/e

Gazetarë/e të ngjarjeve ditore (3)

Gazetarë/e të sportit (2)

Rreth Shqip.com:

Shqip.com është një media e re, e themeluar vetëm në korrik të 2021, por mbrapa qëndron një ide e vjetër.

Vlerat e Shqip.com qëndrojnë në gazetarinë objektive, por objektivitet brenda qëndrimit redaktorial. Shqip.com qëndron për neutralitet, por jo indiferencë. Qëndron për një alternativë të re në raport me faktet, por jo për fakte alternative.

Shqip.com mëton t’i përdorë në maksimumin e tyre mundësitë teknologjike, porse të ruajë konceptet e gazetarisë duke iu vënë në shërbim audiencës së vet dhe jo duke ia shërbyer audiencën ndonjë interesi të caktuar.

Specifikat e punës për Redaktor

  • Pozita: Redaktor/e
  • Vende të lira: 2
  • Redaksia: në Prishtinë
  • Përgjegjës për: Menaxhimin e planit të punës për politikat editoriale të redaksisë
  • Përvoja e kërkuar: minimumi 3 vjet përvojë në redaktim, 5 vjet në fushën e gazetarisë
  • Arsimi: Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë, Media dhe Komunikim, Juridik apo Ekonomik (e detyrueshme)

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PËR REDAKTOR/E

  • Ndihmon kryeredaktorin dhe bashkepunon me redaktoret tjere  në menaxhimin e politikave redaktoriale të mediumit
  • Drejton mbledhjet ditore me stafin me qëllim të identifikimit të ngjarjeve ditore me rëndësi, duke dhënë ide për mënyrën e mbulimit dhe zgjerimit të tyre
  • Koordinon detyrat e punës së ekipit, duke u konsultuar për tema, prononcime, video, grafika dhe emisione
  • Kontribuon në caktimin e intervistave apo realizimin e tyre për nevojat e redaksisë
  • Redakton përmbajtjen duke ofruar reagime të menjëhershme, konstruktive dhe të drejta me qëllim të ofrimit të praktikave më të mira të gazetarisë
  • Mbikëqyrë dhe këshillon gazetarët
  • Vlerëson punën e personelit

Aplikoni për Redaktor/e: Këtu  https://jobs.shqip.com/redaktore-e/ 

Specifikat e punës për gazetar/e i/e zhvillimeve ditore

  • Pozita: Gazetar/e  i/e ngjarjeve ditore
  • Vende të lira: 3
  • Redaksia: në Prishtinë
  • Përgjegjës për: Mbulimin e ngjarjeve ditore
  • Përvojë pune si gazetar/e: 3 vjet (e detyrueshme)
  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë, Media dhe Komunikim, Juridik apo Ekonomik (e detyrueshme)
  • Kërkohen aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore (e detyrueshme)
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze (e detyrueshme)
  • Gjuhët e tjera janë përparësi
  • Njohuri mbi situatat politike, ekonomike e sociale në vend dhe rajon

Përshkrimi i punës:

Mbulon dhe shkruan për ngjarjet ditore me relevancë më të lartë në vend. Bazuar në zhvillimet ditore, realizon prononcimet përmes telefonit për t’i zgjeruar lajmet me informacione shtesë nga palët e interesit. Gjithashtu mbulon ngjarjet ndërkombëtare me rëndësi për lexuesin shqip-folës.

Gazetari/ja duhet të prodhoj tema autoriale dhe prononcime origjinale nga sektorë të ndryshëm. Varësisht nga nevojat e redaksisë, mund të realizohen përmes telefonit apo në terren duke u shoqëruar me video apo fotografi. Artikujt origjinalë duhen përmbajnë burime të ndryshme dhe të sigurta të informacionit.

I përmbahet standardeve editoriale të vendosura nga redaksia e Shqip.com për cilësinë e prodhimit si dhe mban përgjegjësi për materialet e prodhuara vet.

Me raste dhe sipas nevojave të redaksisë angazhohet edhe në fusha të tjera, brenda përshkrimit të tij të punës, varësisht nga urgjenca dhe volumi i ngjarjeve.

Aplikoni për Gazetarë/e të ngjarjeve ditore: Këtu https://jobs.shqip.com/gazetare-e-te-ngjarjeve-ditore/ 

Specifikat e punës për gazetar/e i/e sportit

  • Pozita: Gazetar/e  i/e sportit
  • Vende të lira: 2
  • Redaksia: në Prishtinë
  • Përgjegjës për: Mbulimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve sportive
  • Përvoja e punës: së paku 2 vjet (e detyrueshme)
  • Arsimi: Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë, Media dhe Komunikim apo Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (e detyrueshme)
  • Kërkohen aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore (e detyrueshme)
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze (e detyrueshme)
  • Gjuhët e tjera janë përparësi

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PËR GAZETAR/E I/E SPORTIT

Mbulon dhe shkruan për ngjarjet ditore sportive në vend. Për të njëjtat, bën përmbledhje të të dhënave të cilat mund të përcjellën në formë të grafikave statistikore apo dhe videove. Po ashtu realizon prononcime përmes telefonit, me qëllim të zgjerimit të lajmit.

Mbulon ngjarjet e rëndësishme sportive ndërkombëtare direkt, apo duke përkthyer  dhe përshtatur nga mediat kredibile ndërkombëtare.

Realizon tema të ndryshe, të cilat në konsultim me redaktorin përgjegjës me qëllim të realizimit kreativ vendoset që të zhvillohen përmes telefonit, videove apo foto albumeve. Artikujt origjinalë duhen të jenë të mbështetur në burime të ndryshime informacioni dhe kredibile.

Aplikoni për Gazetarë/e të sporti: Këtu https://jobs.shqip.com/gazetare-e-te-sporti/

Specifikat e punës për Lektor/e

  • Pozita: Lektor/e
  • Vende të lira: 1
  • Redaksia: në Prishtinë
  • Përgjegjës për: Lektorimin e prodhimeve të redaksisë
  • Përvoja e kërkuar: minimumi 2 vjet përvojë (e detyrueshme)
  • Arsimi: Të ketë të përfunduar fakultetin e Gjuhës Shqipe apo Letërsisë Shqipe (e detyrueshme)
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze (e detyrueshme)
  • Gjuhët e tjera janë përparësi

Aplikoni për Lektor/e : Këtu https://jobs.shqip.com/lektor-e/