www.ofertapune.net Redaktor/e i aktiviteteve edukative për fëmijët me aftësi të kufizuara | PunaIme

Redaktor/e i aktiviteteve edukative për fëmijët me aftësi të kufizuara

Kompania

Save The Children

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01/10/2020

Data e perfundimit

08-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

FTESË PËR APLIKIM

NJË OFRUES SHËRBIMI LOKAL PËR RISHIKIMIN, REDAKTIMIN DHE LEKTURIMIN E AKTIVITETEVE EDUKATIVE TË ZHVILLUARA SI PJESË E PLATFORMËS SË MINISTRISË SË ARSIMIT PËR MËSIM NË DISTANCË TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Sfondi

Save the Children në Kosovë (SCiK) në fushën e arsimit, fokusohet në zhvillimin dhe kujdesit gjatë fëmijërisë së hershme, dhe në arsimin bazik. Deri më sot, SCiK ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar aspekte të ndryshme të sistemit të arsimit në Kosovë, fillimisht në cilësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në institucione parashkollore, klasa parafillore dhe shkolla fillore, dhe është një avokat i fuqishëm për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në një aspekt më të gjerë.

Me qëllim që të sigurojmë që nxënësit mund të vazhdojnë të mësojnë përgjtë mbylljes së shkollave, SCiK ka mbështetur Ministrinë e Arsimit të zhvillojë një platfomë online që t’iu mundësojë mësimin dhe të ofrojë mbështetje socio-emocionale për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë. Platforma (http://arsimigjitheperfshires.rks-gov.net/) është e qasshme në internet përmes kompjuterëve apo tabletëve dhe përmbanë materiale dhe aktivitete mësimore të dizajnuara për të mundësuar mësimin në distancë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

SCiK synon që të vazhdojë të mbështesë Ministinë e Arsimit për të adresuar nevojat për vazhdimin e mësimit dhe komunikimit ndërmjet mësimdhënësve, fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre, përmes përmirësimeve në platformën ekzistuese për mësimin në distancë të fëmijëve me aftësi të kufizuara (http://arsimigjitheperfshires.rks-gov.net/). SCiK synon të mbështes Ministrinë e Arsimit që të bëjë këtë platformë, qendren krysore burimore online, për të mundësuar arsimin dhe ofrimin e përkrahjes socio-emocionale për fëmijët me aftësi të kufizuara, edhe përtej kohëzgjatjes së pandemisë COVID-19.

Objektiva

Ofruesi i shërbimit do të rishikoj, redaktoj dhe lekturoj aktivitetet edukative ekzistuese dhe të reja për fëmijët me aftësi të kufizuara (në gjuhën shqipe), të cilat do t’i ofrohen. Më konkretisht, ofruesi i shërbimit pritet që të siguroj që udhëzimet për realizimin e aktiviteteve dhe rezultatet e pritura të aktiviteteve janë të kuptueshme për përdoruesit për të cilët është e dedikuar platforma. Shembuj të aktiviteteve edukative që do të redaktohen dhe lekturohen mund t’i gjeni në platformën http://arsimigjitheperfshires.rks-gov.net/.

Detyrat, përgjegjësitë dhe afatet kohore

Pesëmbëdhjetë (15) ditë pune përgjatë periudhës nga 12 tetori deri më 11 dhjetor 2020.

Nr. | Detyra: | Nr. i ditëve: | Afati kohor:

1 | Rishikon, redakton dhe lekturon rreth 25 aktivitete edukative për ditë pune. | 14 | Tetor – dhjetor 2020

2 | Përpilon një dokument me të gjitha aktivitetet e redaktuara dhe lekuruara, dhe e dorëzon tek SCiK. | 1 | Dhjetor 2020

Gjithsej ditë pune: 15
Pagesa/kushtet e pagesës

SCiK do të paguajë ofruesin e shërbimit me tarifë bruto ditore, nga e cila do të zbriten dhe paguhen taksat mbi të ardhurat dhe kontributet pensionale, në bazë të Ligjit të Kosovës. Pagesa do të bëhet përmes transferit bankar brenda Kosovës.

SCiK do të bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare të ofruesit të shërbimit brenda shtatë (7) ditëve të punës pas pranimit të dokumentit me aktivitetet e redaktuara dhe lekturuara, si dhe dorëzimit të faturës nga ana e ofruesit të shërbimit.

Profili i ofruesit të shërbimit

Ofruesi i shërbimit duhet të ketë aftësitë dhe njohuritë thelbësore vijuese:

  • Përvojë e dëshmuar në rishikimin, redaktimin dhe lekturimin e teksteve në gjuhën shqipe, si dhe hartimin rezultatet e pritura.
  • Njohuri të thella për kontekstin kosovar dhe posaçërisht lidhur me ofrimin e arsimit gjithëpëtfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Aplikimi:

Ju lutem dergoni aplikacionin tuaj me e-mail në [email protected] me titull: “Redaktor/e i aktiviteteve edukative për fëmijët me aftësi të kufizuara”. Afati i fundit për aplikim, është më 8 tetor 2020, në ora 16:30.

 Aplikacioni juaj duhet të përmbajë:

  1. Propozimin financiar me shumën bruto (para zbritjeve ligjore) për një ditë pune.
  2. Rezymenë.
  3. Dëshmi të punëve të ngjashme paraprake.