www.ofertapune.net Recepsioniste | PunaIme

Recepsioniste

Kompania

Auto Mita

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2025

Data e perfundimit

30-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Auto Mita po zgjerohet – bashkohu me ekipin tonë!

Dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë automobilistike?

Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markave ndërkombëtare Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo, po kërkon për një vend të lirë pune për pozitën e recepsionistes. Kjo pozitë ka për qëllim ofrimin e mbështetjes administrative, pritjen profesionale të vizitorëve dhe ofrimin e informacionit të saktë për klientët dhe palët e interesuara.

Recepsioniste (1 Pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pritja dhe përcjellja e vizitorëve në mënyrë profesionale dhe miqësore.
  • Përgjigjja në telefonata dhe adresimi i tyre te personat përkatës.
  • Menaxhimi i postës hyrëse dhe dalëse.
  • Përdorimi i emailit dhe kalendarit për organizimin e takimeve.
  • Përditësimi i dokumentacionit dhe asistimi në detyra të ndryshme administrative.
  • Sigurimi që ambienti i recepsionit të jetë i pastër dhe i rregullt.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën përparësi).
  • Aftësi të mira komunikuese, me theks të veçantë në mikpritje dhe sjellje profesionale.
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhë tjetër (anglisht përparësi).
  • Aftësi në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office, email, etj.).
  • Përvojë pune në pozitë të ngjashme është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe mikpritës.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi personal.
  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

Të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më sipër, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre:

përmes butonit “Apliko Këtu”
në email-in: [email protected]
ose përmes WhatsApp / Viber në numrin: +383 45 676 676

Afati i fundit për aplikim është data 30 Qershor 2025.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?