www.ofertapune.net Recepsioniste | PunaIme

Recepsioniste

Kompania

Vimea Baby Spa & Wellness

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-05-2025

Data e perfundimit

19-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Thirrje për aplikim për poziten Receptioniste në Vimea Baby Spa & Wellness

Pozita: Recepsioniste​

Lokacioni: Kompleksi Lin Projekt, Rruga B, Prishtina 10000​

Kategoria: Full-time​

Data e fundit për aplikim: 19.06.2025

Vimea Baby Spa & Wellness është kompani e specializuar tash e 5 vite, duke ofruar shërbime të spa’s për bebe dhe fëmijë, si dhe masazha për nënat në pritje dhe pas lindjes. Vimea është gjithashtu distributor ekskluziv i disa nga brendeve më cilësore për bebet dhe nënat. Prandaj dhe po kërkojmë një receptioniste të motivuar dhe energjike për t’u bashkuar me ekipin tonë. Ky rol do të kërkojë që ju të ofroni mbështetje për klientët, të promovoni dhe shisni produkte për foshnje dhe nëna, si dhe të menaxhoni terminet në spa.

Përgjegjësitë:

  • ​ Të ofroni shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve dhe t’i ndihmoni ata të gjejnë produktet që u nevojiten.​
  • ​ Të pranoni telefonata dhe email-e nga klientët dhe t’u jepni informacion mbi produktet.​
  • ​ Të promovoni dhe shisni produkte për foshnje dhe nënat e reja (karroca, karrige ushqimi, produkte për nënat etj.).​
  • ​ Të menaxhoni dhe koordinoni takimet/terminet për spa (përfshirë oraret dhe rezervimet).​
  • ​ Të mbani gjendjen e produkteve dhe të siguroni që çdo produkt është në dispozicion për klientët.​
  • ​ Të kontribuoni në rritjen e shitjeve dhe të arrini objektiva të caktuara.​
  • ​ Të ofroni mbështetje të përgjithshme administrative dhe organizative.
  • ​ Përgjegjësi të tjera të kërkuara nga menaxheri juaj.​

Kualifikimet e kërkuara:

  • ​ Eksperiencë e mëparshme në shërbimin ndaj klientëve, shitje, ose menaxhim terminesh (përparësi).​
  • ​ Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.​
  • ​ Qëndrim pozitiv dhe i orientuar drejt shërbimit të klientëve.​
  • ​ Aftësi për të punuar në një mjedis të shpejtë dhe dinamik.​
  • ​ Njohuri të mirë të produkteve për foshnje dhe nënat e reja (përparësi).​
  • ​ Aftësi për të menaxhuar dhe koordinuar terminet.​
  • ​ Njohuri të mira të gjuhës shqipe si dhe njohuri të gjuhës angleze..​

Ofrojmë:

  • ​ Pagë konkurruese dhe mundësi për rritje profesionale.​
  • ​ Ambient pune miqësor dhe motivues.​
  • ​ Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.​

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni një CV (duke specifikuar poziten për të cilën po aplikoni) në butonin “Apliko Këtu” ose në adresën tonë të email-it: [email protected]

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 19.06.2025

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar për produkte cilësore për foshnje dhe nënat e reja, si dhe ofrimi i një shërbimi të shkëlqyer në spa!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?