Recepsioniste
Data e publikimit
28-04-2025
Data e perfundimit
25-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
OFERTË PUNE
RECEPSIONISTE
MP Group është një kompani lidere në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, me fokus në inovacion, cilësi dhe qëndrueshmëri. Me përvojë shumëvjeçare, ne jemi të përkushtuar të krijojmë hapësira moderne që i përgjigjen nevojave të jetesës dhe biznesit të kohës sonë. Besimi, profesionalizmi dhe respekti ndaj klientëve dhe partnerëve tanë janë shtyllat mbi të cilat ndërtojmë çdo projekt.
Profili i kandidatit të kërkuar:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të marrë përsipër detyra të ndryshme, në varësi të nevojave të përditshme të kompanisë.
- Aftësi organizative dhe për të punuar në mënyrë të pavarur apo në grup.
- Të jetë e organizuar dhe korrekte në pritjen dhe orientimin e mysafirëve.
- Të pranojë dhe të menaxhojë telefonatat hyrëse dhe dalëse me profesionalizëm.
- Të raportojë në mënyrë të rregullt dhe të jetë gjithmonë në gatishmëri për të asistuar eprorët dhe menaxhmentin.
- Përshtatshmëri me një ambient pune dinamik, ku detyrat dhe përgjegjësitë mund të ndryshojnë.
Ne ofrojmë:
- Një ambient pune dinamik dhe profesional.
- Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune.
Nëse mendoni se jeni kandidati ideal për këtë pozicion, ju ftojmë të dërgoni aplikimin tuaj (CV dhe letër motivimi) përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën e emailit: [email protected]