Recepsioniste
Data e publikimit
04-12-2024
Data e perfundimit
03-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
HyperActive është qendra më e madhe e argëtimit familjar në Kosovë dhe rajon. Të vendosur në zemër të Prishtina Mall, ne ofrojmë lojëra argëtuese të jashtëzakonshme për të gjitha grupmoshat. Qëllimi ynë është të ndryshojmë mënyrën e argëtimit duke i ofruar atraksionet e teknologjisë së fundit që vijnë për herë të parë në vendin tonë.
Përveç atraksioneve, brenda HyperActive ka edhe vende ku shërbehen pije dhe ushqim (Sports Bar, Café, Këndi i fëmijëve, Candy shop) dhe për këtë arsye po kërkojmë poziten si më poshtë:
Recepsionist/e
Çka ofrojmë ne:
- Mjedis pune pozitiv dhe shumë atraktiv
- Zhvillim profesional të vazhdueshëm
- Pagë konkuruese dhe sigurim shëndetësor
- Shujtë ditore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Sherben klientet sipas kerkesave te tyre.
- Krijon komunikim te mire me klientet,eshte i/e gatshem/e qe te siguroj sherbim te shkelqyer per klientet.
- Ka rol perkrahes per ekipin ne nderrim.
- Sigurohet qe te gjitha rezervimet dhe anulimet jane perpunuar ne menyre efikase.
- Mban zonen e recepsionit dhe te gjitha zonat e perbashketa ne menyre te paster dhe te rregullt gjate gjithe kohes.
- Sigurohet per marrjen e informative te duhura per klientet si dhe ruajtjen e konfidencialitetit te tyre.
- Qendron mire I/ e informuar lidhur me perditesimet e rregullave te qendres ne menyre te vazhdueshme.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko këtu”