www.ofertapune.net Recepsionist-e | PunaIme

Recepsionist-e

Kompania

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26/11/2020

Data e perfundimit

10-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

  • Titulli: Recepsionist-e
  • Divizioni: i Sigurimit
  • Departamenti: i Administratës
  • Raporton: Udhëheqësit të Divizionit të Sigurimit
  • Grada: 10

Përmbledhje e Detyrave dhe Përgjegjësive:

  • Pranon palët/mysafirët e BQK-së;
  • Identifikon, evidenton dhe pajis me kartelë të vizitorit çdo palë/mysafir që hyn në bankë;
  • Mban dokumentin e identifikimit të vizitorëve (letërnjoftimin, pasaportën ose patentë shoferin) në këmbim të lëshimit të kartelës për vizitorë;
  • Organizon dhe mirëmban regjistrin e vizitorëve;
  • Njohuri themelore nga lëmia e sistemit financiar në Kosovë;
  • Aftësi për kryerjen e detyrave me gjakftohtësi dhe pa zhurmë;
  • Aftësi komunikative dhe iniciativë për t’iu shmangur çfarëdo provokimi nga palët e jashtme;
  • Gatishmëri për të bashkëpunuar me personelin e sigurimit fizik dhe tërë personelin e BQK-së;
  • Gatishmëri për t’u informuar në nivel bazik me çdo zhvillim në BQK.
  • Jep udhëzimet e nevojshme vizitorëve dhe lajmëron personelin të cilit i bëhet vizita;
  • Përcjellë mysafirët deri te nikoqiri, nëse kërkohet nga mbikëqyrësi;
  • Përgjigjet në pyetjet/kërkesat e palëve/mysafirëve, dhe iu ndihmon atyre brenda hapësirës të cilën ia lejon kodi i etikës dhe i mirësjelljes i BQK-së;
  • Pengon largimin e gjësendeve, pasuri e BQK-s, në mënyrë të parregullt duke bashkëpunuar me personelin e sigurimit fizik;
  • Ndihmon operatoren e telefonisë, nëse një gjë e tillë kërkohet nga mbikëqyrësi;
  • Ushtron detyra tjera të sigurisë lidhur me recepcionin duke i zbatuar udhëzimet nga mbikëqyrësi i sigurimit.

Njohuritë e kërkuara:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • E dëshirueshme njohja e gjuhës angleze dhe të gjuhëve tjera të huaja.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2020.
  • Aplikimi mund të bëhet on-line ( https://hris.bqk-kos.org ) përmes faqes zyrtare të BQK- së ose përmes arkivit të BQK-së, nr: 22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare bqk-kos.org

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

⇒ Shpallja e plote.