www.ofertapune.net Recepsionist | PunaIme

Recepsionist

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-05-2024

Data e perfundimit

12-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shield Recruitment & HR kërkon Recepsionist (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për kryerjen e kontrollit të identitetit të personit si dhe të gjitha procedurave të zakonshme në recepcion, si “check in / check out” ;
  • Përgjegjës për adresimin e të gjiha kërkesave të mysafirëve me shpejtësi dhe efikasitet;
  • Përgjegjës për adresimin e të gjitha ankesave të mysafirëve duke qenë dhe pike e pare e kontaktit në këtë aspekt; 
  • Ndërmerr veprime për të siguruar përgjigje të shpejtë ndaj problemeve të mysafirëve dhe sigurohet që mysafiri ndahet i kënaqur;
  • Përkujdeset që të gjitha cmimet, kredit limitet, obligimet rreth dhomave dhe llogaritë e mysafirëve kontrollohen ne baza ditore; 
  • Përgjegjës për procesin e regjistrimit të mysafirit në menyrë të saktë ku të gjitha informatat përfshihen në listen e regjistrimit si dhe letra e përgjegjësisë dhe mënyra e pagesës janë të nënshkruara; 
  • Përkujdeset se të gjitha informatat e mysafirëve janë futur në programin Opera dhe ruajtur në profil;
  • Përkujdeset që 30min pas check-in mysafiri telefonohet në dhomë për t’u siguruar që cdo gjë është në rregull, dhe në ditën në vazhdim telefonohet  për t’u siguruar që nuk ka ndonjë problem me shërbimin/dhomën dhe është i lumtur të bëhet ambassador i Swiss Diamond Hotel; 
  • Përkujdeset që gjatë procesit të check-in, garancioni mbi pagesën si, kredit kartela është preautorizuar, proces që dëshmon se kredit karta është valide, ose ne të kundërten një vlerë e përshtatshme e kesh-it i kërkohet mysafirit si deposit. Cdo devijim nga kjo procedure rezulton në llogaridhënie direkte individuale; 
  • Përgjegjës për procesin e faturimit duke respektuar me përpikmëri procedurat e faturimit si dhe sigurohet se të gjitha llogaritë e mysafirëve 100% janë të sakta para se ti paraqiten klientit dhe përkujdeset që fatura e borxhit është nënshkruar dhe mënyra e pagesës është e pranishme;
  • Përgjegjës për përgatitjen e raportit me qëllime financiare 
  • Përgjegjës për pranimin, kontrollimin dhe ruajtjen e materialit të pranuar në recepsion dhe që në fillim të cdo muaji përgatit inventarin; 
  • Përkujdeset për aplikimin e cmimit të barabartë në mes cmimeve të dhomave në hotel dhe cmimit shitës në OTA. Sidoqoftë, cmimi që paguan mysafiri duhet të përputhet me strategjinë e hotelit;  
  • Një libër i shënimeve mbahet për të raportuar problemet si dhe për cështje të përcjelljes së detyrave në mes të dy ndërrimeve;
  • Kupton statusin e dhomave, cmimet e dhomave, sigurohet që në sistem ka numër të mjaftueshëm të dhomave të inspektuara me statusin e pastërt ose e njofton mbikqyrësen e shtëpiakeve nëse ky nuk është rasti;
  • Përgjegjës për mbajtjen e evidencës së mysafirëve dhe të vizitorëve që hyjnë dhe dalin nga hoteli; 
  • Përkujdeset për organizimin e transportit, me kërkesë të mysafirit për vizita jashtë hotelit;  
  • Përkujdeset për kryerjen e transaksioneve monetare ndaj mysafirëve ne bazë të rregullave financiare të hotelit; 
  • Përkujdeset për të plotësuar të gjitha faturat hyrëse dhe dalëse 
  • Përgjegjës për postimet e minibarit; 
  • Lajmërohet në telefon sipas standardit që parashihet me politikë të hotelit duke u siguruar që porosia që e merr adresohet menjëherë; 
  • Përkujdeset për përcjelljen e informatave dhe e pyetjeve tek njësitë përkatëse 
  • Informon personelin përgjegjës lidhur me VIP mysafirët dhe të gjitha ngjarjet e jashtëzakonshme në hotel, përfshirë incidentet dhe aksidentet; 
  • Përgjegjës që të gjitha aktivitet ditore të recepsionit janë përmbyllur me sukses 
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve si dhe paraqitje adekuate duke mbajtur uniformën e pastërt, emrin e paraqitur në uniformë dhe respekton standardet e higjenies personale; 
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit 
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij; 
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare; 
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082); 
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës; 
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë

Kualifikimet;

  • Përgatitje akademike (niveli bachelor) në fushën e turizmit dhe hotelierisë; 
  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si recepsionist në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë 
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi 
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike 
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil 
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze 
  • Të mos jetë nën hetime

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.