www.ofertapune.net Punonjës Magazine | PunaIme

Punonjës Magazine

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-12-2023

Data e perfundimit

15-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

ITD Prishtinë Sh.P.K. ka filluar operimin në Kosovë nga viti 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë Sh.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K. , shpall konkurs për: Punonjës Magazine

Kualifikimet :

  • Shkollim i mesëm, e preferuar diploma universitare;
  • Së paku 2 vite përvojë pune në Magazinë;
  • Njohja e punës me kompjuter;
  • Posedim i lejës së vozitjes (kategoria B).

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Realizon në kohë kërkesat për furnizim/lëvrim sipas nevojave të punës;
  • Shoqëron dhe dorëzon mallëra tek klientët;
  • Kujdeset për sistemimin e produkteve në magazinë sipas standardeve dhe kërkesave
  • Mirëmbanë dhe ruan produktet nga dëmtimet;
  • Zbaton Procedurën për Kontrollin e Produkteve;
  • Njeh dhe punon me dokumentacionin që shoqëron hyrjet dhe daljet e produkteve në dhe nga magazina;

Kushtet e ofruara nga kompania:

  • Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë)
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
  • Sigurim shëndetësor. 
  • Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani. 

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet  tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë e-mail:  [email protected]. 

Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt! 
Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.