Punonjës/e sezonal/e
Data e publikimit
11-06-2024
Data e perfundimit
15-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Punonjës/e sezonal/e
Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative • Prishtinë ,Prishtinë
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative më datë 10-06-2024 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Ndërvepron me konsumatorët, duke u angazhuar në mënyrë proaktive, për t’ju ofruar informata, asistencë dhe ndihmë lidhur me shërbimet e furnizuesit me energji elektrike;
- Promovon dhe shpjegon në mënyrë aktive rëndësinë edhe obligimet e konsumatorëve lidhur me përditësimin e të dhënave;
- Njofton konsumatorët lidhur me procesin dhe dokumentet e nevojshme për përditësimin e të dhënave;
- Përditëson dhe ruan informatat e sakta të konsumatorëve dhe sipas nevojës plotëson kontratën për furnizim me energji elektrike;
- Promovon në mënyrë aktive aplikacionin eKESCO, duke shpjeguar përfitimet dhe veçoritë e tij, si dhe u ndihmon sipas nevojës konsumatorëve në regjistrimin e aplikacionit në telefon.
- Plotëson pyetësorin e kënaqeshmërisë së konsumatorëve dhe shërben si analistë për të mbledhur kërkesat/ankesat e konsumatorëve lidhur me shërbimet e ofruara;
- Në bashkëpunim me stafin e kompanisë ndihmon në përgjigje proaktive (ad-hoc) të kërkesave të konsumatorëve.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Shkollim i mesëm;
- Preferohet përvojë pune e ngjashme;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, në mënyrë efektive dhe me një bazë të ndryshme konsumatorësh;
- Personalitet miqësor dhe i/e durueshëm/me për të ndihmuar konsumatorët;
- Mban dhe reflekton një nivel të lartë profesionalizmi dhe shërbimi ndaj konsumatorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”;
- I/e gatshëm/me për të punuar në dy ndërrime (08:00 – 16:00 ose 16:00 – 24:00);
- I/e përpiktë dhe i/e besueshëm/me, me një etikë të fortë pune;
- Preferohet njohja e gjuhëve të huaja.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.