Punonjës/e në Magazinë
Data e publikimit
25-07-2024
Data e perfundimit
29-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.
Pozicioni: Punonjës/e në Magazinë
Departmenti: Logjistikë
Vendodhja: Prishtinë
Një ditë në ekipin tonë:
- Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast qe ka furnizime te reja
- Rendit mallrat brenda në magazine para dhe pas shkarkimit të kamionëve
- Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e tyre të caktuara,
- Ndihmon shoferët për ngarkimin e mallrave kur dërgesat bëhen me automjetet e kompanisë,
- Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit te tyre,
- Përformon aktivitete të ngjashme sipas kërkesës dhe nevojës përkatëse.
Kualifikimet:
- Shkolla e Mesme
- Pervojë pune e preferuar
- Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, i/e vetëmotivuar etj,
NEPTUN ju ofron:
- Pagë fikse, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Paga 500.35-euro Bruto
- Bonus ne vleren e 3 Pagave në baza mujore
- Sigurim Shëndetësor
- Shujtë Ditore
- Ambient të shkëlqyer pune
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
- Mundësi për blerje te produkteve me çmime preferenciale
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.
Si të aplikoni: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” deri me datë 22.08.2024.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.