www.ofertapune.net Punonjës/e në Magazinë | PunaIme

Punonjës/e në Magazinë

Kompania

Neptun

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-05-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozicioni: Punonjës/e në Magazinë

Departmenti: Logjistikë

Vendodhja: Prishtinë

Një ditë në ekipin tonë:

  • Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast qe ka furnizime te reja
  • Rendit mallrat brenda në magazine para dhe pas shkarkimit të kamionëve
  • Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e tyre të caktuara,
  • Ndihmon shoferët për ngarkimin e mallrave kur dërgesat bëhen me automjetet e kompanisë,
  • Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit te tyre,
  •  Përformon aktivitete të ngjashme sipas kërkesës dhe nevojës përkatëse.

Kualifikimet:

  • Shkolla e Mesme
  • Pervojë pune e preferuar
  • Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, i/e vetëmotivuar etj,

NEPTUN ju ofron:

  •  Pagë fikse, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  •  Paga 500.35-euro Bruto
  •  Bonus ne vleren e 3 Pagave në baza mujore
  •  Sigurim Shëndetësor
  •  Shujtë Ditore
  •  Ambient të shkëlqyer pune
  •  Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
  •  Mundësi për blerje te produkteve me çmime preferenciale

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Si të aplikoni: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] deri me datë 30.06.2024.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?