www.ofertapune.net Punonjës/e në Garderobë – Lavatore | PunaIme

Punonjës/e në Garderobë – Lavatore

Kompania

QKMF Vushtrri

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

16/11/2020

Data e perfundimit

30-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.765 të datës 12.10.2020, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpallë:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri
  • Titulli i vendit të punës: Punonjës/e në Garderobë – Lavatore në QKMF – Vushtrri.
  • Numri i pozitave: Një (1);
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shef i Shërbimit Teknik në QKMF Vushtrri;
  • Grada/Koeficienti: 4.00;
  • Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;
  • Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Kujdeset për larjen, terjen, hekurosjen e materialit të personelit dhe materialit    tjetër në QKMF, QMF dhe AMF;
  • Kujdeset për funksionim të rregullt të makinave dhe aparaturës;
  • Kujdeset për furnizim të rregullt me material të nevojshëm;
  • Sipas urdhrit të Shefit të shërbimit Teknik kryen edhe punët tjera;
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të shërbimit

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Përgatitje e ulët;

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e shkollimit të ulët (kopje);
  • Dëshminë që nuk është i dënuar dhe nën hetime (kopje);
  • Letërnjoftimi (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 16.11.2020 deri 30.11.2020.

Paraqitja e kërkesave

Tё gjithë kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.

Të gjitha dokumentet të dorëzohen të kopjuara. Dokumentacioni nuk kthehet.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/