Punëtorë të Teatrit të Qytetit (5)
Data e publikimit
19/06/2020
Data e perfundimit
01-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
Bazuar në Nenin 8, Nenin 10 Paragrafi 2 Nënparagrafi 2.1 të Ligjit të Punës Nr 03IL-2012, Nenin 17 Paragrafi 1 të Ligjit për Teatrot Nr. 04jL — 106, Statutin e Teatrit Nenit 21 për Funksionimin e Ansamblit të Teatrit të Qytetit si dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0712017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Podujevës shpallë:
KONKURS PUBLIK
Për punëtorët tjerë të Teatrit të Qytetit
Institucioni: DKRS/Teatri “Avdush Hasani”
Titulli i punës: Asistent administrativ (1 pozitë)
Koeficienti: 6
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)
I përgjigjet: Drejtorit të Përgjithshëm
Orari i punës: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron mbështetje të përgjithshme administrative në funksion të veprimtarisë së teatrit,
përfshirë posten zyrtare, skanim, faksim dhe kopjim të dokumentave, plotësimin e
raporteve të shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumentave për takime të ndryshme - Përgatit dhe modifikon dokumentet, e-malin zyrtar
- Ruan dhe mbirëmbanë systemin elektronik, kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve
- Menaxhon kalendarin e shfaqjeve dhe ngjarjeve tjera nga veprimtaria e Teatrit
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjin dhe rregulloret për funskionimin e Teatrit
Kualifikimi, Aftësitë, Përvoja dhe karakteristikat personale
- Arsimim Bachelor, Fakulteti Juridik, trajnim përkatës si dhe përvojë pune në fushën
përkatëse teknike ose administrative - Shkathësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të përpunuar informata dhënë udhëzime dhe përcjell informata tek të tjerët
- Aftësi koordinimi me personelin e teatrit
- Shkathtësi kompjuterike ne aplikacione të programeve( Vord, Exel, Povyer Point, Access)
2. Titulli i punës: Mjeshtër ndriçimi (1 pozitë)
Koeficienti: 6
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6
muaj)
I përgjigjet: Drejtorit të Përgjithshëm
Orari i punës: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bënë disajnimin e dritave për shfaqjet e teatrit
- Kujdeset për funksionimin dhe mirëmbajtjen e pultit të ndriçimit
- Mirëmbanë rrjetin elektrik në teatër
- Sipas nevojës kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjin dhe rregulloret për funskionimin e Teatrit
- Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës.
Kualifikimi, Aftësitë, përvoja, dhe karakteristikat personale
- Të ketë së paku Diplomën e Shkollës së Mesme, Drejtimi Teknik
- Njohja e punës praktike me miksetën digjitale të ndriçimit
- Njohja e punës praktike me sistemin elektrik
- Shkathësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të përpunuar informata dhënë udhëzime dhe përcjell informata tek të tjerët
- Aftësi koordinimi me personelin e teatrit
- Shkathtësi kompjuterike ne aplikacione të programeve( VVord, Exel, Povver Point, Access)
3. Titulli i punës: Mjeshter i skenografisë (1 pozitë)
Koeficienti: 7
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6
muaj)
I përgjigjet: Drejtorit të Përgjithshëm
Orari i punës: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të realizojë skenografinë për shfaqjet e Teatrit, sipas kërkesave të skenografit
- Të organizojë dhe kordinojë punën me puntorët e skenës dhe personelin tjetër teknik
- Të kujdeset dhe të mbirëmbajë skenografitë për shfaqjet në repertor dhe për magazinimin e tyre
- Të kujdeset dhe të mbirëmbajë rekuizitat e teatrit
- Të kryej edhe punë tjera sipas kërkesave të teatrit bazuar në Ligj
Kualifikimi, Aftësitë, Përvoja dhe karakteristikat personale
- Diplomë universitare, Fakulteti i Arteve
- Shkathësi komunikimi, dhe aftësi për të punuar në kushte të vështirësuara
- Aftësi koordinimi me personelin e teatrit
- Shkathtësi kompjuterike në disejnimin e skenografisë dhe hapësirës skenike dhe në aplikacione të programeve të avansuara
- Dëshmi të punës paraprake, referenca.
4. Titulli i punës: Koordinator për marketing (1 pozitë)
Koeficienti: 6
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)
I përgjigjet: Drejtorit të Përgjithshëm
Orari i punës: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Krijon, zhvillon dhe Implementon kampanjat e marketingut me qëllim të promovimit të
Teatrit , shfaqjeve dhe aktiviteteve tjera të teatrit - Koordinon punën me përgjesit e teatrit për aktivitete/eventet promovuese
- Menaxhon dhe mirëmbanë aktivisht faqen elektronike të teatrit Website, fcb dhe prezencen e Teatrit në mediat elektronike dhe të shkruara në funksion të promovimit të punës së teatrit
- Krijon dhe menaxhon disajnimin e PR (Pijarit) për prezatimet e teatrit
- Bënë strategjinë promovues të produkteve të teatrit
- Merret me organizmin dhe postimin e ftesave dhe parqitjeve në festival apo turne
- Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me promovimin e institucionit, programeve, shërbimeve sipas kërkesës së mbikqyrësit, bazuar në ligj
Kualifikimi, aftësitë, përvoja, dhe karakteristikat personale
- Kandidatijja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën e Marketingut, apo të Arteve
- Trajnime ‘Certifikatë në fushën relevante
- Të ketë njohuri për funksionimin e teatrit si institucion dhe art
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmeri
- Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
- Të jetë ije motivuar, profesional dhe qasje pozitive
- Të jetë fleksibil dhe kreativ duke marrë parasysh edhe kushtet e vështirësuara të punës
5. Titulli i punës: Punëtor skene (1 pozitë)
Koeficienti: 5
Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 muaj)
I përgjigjet: Drejtorit të Përgjithshëm
Orari i punës: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kryej punët fizike në përgatitjet e skenografisë
- Të realizojë detyrat e punës për vendosjen e dekorit dhe rekuizitave në skenë
- Të kujdeset për pastërtinë e sallës dhe objekteve përcejllëse të teatrit
- Mbanë rendin në sallë sipas nevojës dhe shpërndanë posterat dhe reklamat tjera të teatrit
- Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me punën e teatrit programeve, shërbimeve sipas
kërkesës së mbikqyrësit, bazuar në ligj.
Kualifikimi dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë së paku Diplomën e Shkollës së Mesme
- Shkathësi komunikimi, dhe aftësi për të punuar në kushte të vështirësuara
- Aftësi koordinimi me personelin e teatrit
- Shkathtësi në përdorimin e mjeteve të punës të nevojshme për punimin e skenografisë
Dokumentet e nevojshme që kërkohen:
- Certifikatën e lindjes
- Kopjen e letërnjoftimit