www.ofertapune.net Punëtor Teknik, Mësimdhënës/e | PunaIme

Punëtor Teknik, Mësimdhënës/e

Kompania

Komuna e Deçanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Deçan

Data e publikimit

08/10/2020

Data e perfundimit

22-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës. nr. 031L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90:2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës. nr. 031L-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.07.2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10:2018 datë: 20.07.2018. Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës

Nr. | Niveli | Shkolla | Pozita | Vend i Lirë /Zëvendësimi/Kohë të Caktuar | Numri i pozitave I

SHFMU “Lan Selimi” Lumbardh Punëtor Teknik I Vendi Lirë I 1

SHFMU ”’Lan Selimi” Lumbardh Mësimdhënës/e i/e Teknologjisë( Rishpallje) I Zëvendësim Lehonie I 1

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente: Formulari i aplikimit, Rezymeja personale (CV), Dokumenti personall letërnjoftimi ose pasaporta): Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj. Trajnime (nëse ka), Vërtetimin e përvojës së punës (nëse ka), Certifikata që nuk jeni nën hetime, Certifikata e lindjes, Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Kriteret e kualifikimit për punëtor teknik: shkollimi bazik
Formularin i Aplikimit për Punësime shkarko këtu: https://kk.rks-gov.net/decan/sherbimet/formularet/

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Deçanit: https://kk.rks-gov.net/decan/sherbimet/formularet/

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje, (kualifikimet universitarë duhet të jenë të noterizuara të noteri), dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistës.

Afati dhe mënyra e aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në faqen zyrtare të Komunës së Deçanit, duke filluar nga data e publikimit më: 07.10.2020 më datën: 22.10.2020.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes zyrës së DKA-së — Zyra Nr. 52 (Kati-lll-të), në objektin e Komunës së Deçanit.