Punëtor teknik (10), Roje (2)
Data e publikimit
04/11/2020
Data e perfundimit
18-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 037L-212 të Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.072017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik të datës 19.10.2017, Drejtoria e Arsimit shpallë
Konkurs për plotësimin e vendeve të punës
Pozita: Punëtor teknik – pastrues
Vendet e punës: Në shkollat e Komunës së Podujevës si në vijim:
Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” Podujevë (një punëtore teknikJe)
Shfmu “ Dr.Ibrahim Rugova” Podujevë (një punëtorie teknike)
Shfmu “Luigj Gurakuqi” Batllavë (një punëtore teknikJe)
Shfmu “ Emin Duraku” Bajçinë ( një punëtorie teknike )
Shfmu “ Dituria” Llapashticë ( një punëtore teknikJe)
Shfmu “ Elfir Behrami” Metehi ( një punëtorre teknike)
Shfmu “ Shefki Kuleta” Tërrnavë ( një punëtore teknikJe)
Shmle “ Isa Boletini” Podujevë ( një punëtore teknike)
Shfmu “ Nuhi Gashi” Bradash ( një punëtorve teknike )
Shfmu Eqrem Çabej” Buricë ( një punëtor Je teknikJe)
Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit (me mundësi vazhdimi )
Detyrat kryesore të punës:
- Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha mjediset e shkollës, të mirëmbajë sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës
- Të ruaj mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimor dhe ta përdorë atë me kujdes
- Të identifikojë, të evidentojë, të llogarisë dhe të planifikojë në afate periodike, të caktuara nga drejtori, shpenzimet që krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve të punës
- Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lendeve djegëse, ruajtjen e pajisjeve për mirëmbajtje të higjienës dhe sipas nevojës, t’ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm të shpenzimeve të institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës:
- Të përkujdeset për sanimin, mirëmbajtjen e inventarit të shkollës dhe për sanimin e prishjeve teknike në objektin e shkollës
- Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës
Kushtet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm
Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:
- Formulari i aplikimit i cili merret dhe dorëzohet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë:
- Certifikata e lindjes
- Dokumenti personal – letërnjoftimi ose pasaporta (kopje)
- Dëshmi mbi kualifikimin
- Dëshmi që nuk jeni të ndjekur penalisht
- Certifikatën e mjekut (vetëm kandidatet të cilët pranohen pas publikimit të rezultateve).
II. Pozita: Roje nate
Vendet e punës: Në shkollat e Komunës së Podujevës si në vijim
IP“ Armela” Podujevë ( një roje nate)
Shfimu “ Xheladin Rekaliu” Podujevë ( një roje nate )
Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit ( me mundësi vazhdimi)
Detyrat kryesore të punë
– Regjistrohet në ditarin e punës:
– Përkujdeset për sigurinë e ndërtesës së shkollës, përfshirë edhe oborrin:
– Mbikëqyrë hyrjet dhe daljet në objekt:
– Bën kontrollimin e objektit dhe rreth tij:
– Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i shkollës:
Kushtet:
– Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
– Të kenë të kryer arsimin e mesëm
Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:
- Formulari i aplikimit i cili merret dhe dorëzohet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë:
- Certifikata e lindjes:
- Dokumenti personal – letërnjoftimi ose pasaporta (kopje):
- Dëshmi mbi kualifikimin:
- Dëshmi që nuk jeni të ndjekur penalisht:
- Certifikatën e mjekut (vetëm kandidatet të cilët pranohen pas publikimit të rezultateve).
Afati i konkursit:
Konkursi mbeteti hapur 15 dite kalendarike, nga dita e shpalljes se konkursit në mjetet e informimit publik, në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës dhe në ueb-faqen e Komunës së Podujevës.