Punëtor Social (M/F) (2)
Data e publikimit
06-12-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
PUNËTOR SOCIAL (M/F), 2 POZITA
KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR – Një pozitë zëvendësim (shkurt 2025 – shkurt 2026)
Lokacioni: Prishtinë
KONTRATË E RREGULLTË – Një pozitë me kontratë të rregulltë
Lokacioni: Prishtinë
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare sociale e cila vepron në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve që kanë humbë kujdesin prindëror dhe janë në nevojë për një shtëpi të përhershme. SOS Fshatrat e Fëmijëve gjithashtu përkrahë fëmijët dhe të rinjtë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror përmes programeve që synojnë fuqizimin e familjes, në komunitetin në të cilin jetojnë. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, ne po kërkojmë kandidat/e të përkushtuar për pozitën Punëtor Social në Njësinë për Fuqizimin e Familjes / zëvendësim për periudhë një vjeçare dhe 1 pozitë me kontratë të rregulltë pune.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Vlerëson nevojat e fëmijës dhe familjeve; përcakton mënyrat dhe llojet e intervenimit dhe shërbimeve që do t’i ofrohen fëmijëve, të rinjve dhe familjes;
- Bën hulumtime, analiza, vlerësim të opsioneve rreth avancimit të kushteve në lidhje me të drejtat sociale për kategoritë e veçanta të personave të ndjeshëm (brishtë), siç janë të fëmijët dhe të rinjtë në rrezik;
- Bënë familjarizimin dhe zbaton metodat e punës së përgjithshme sociale për nevojat e fëmijëve, të rinjve dhe familjet e tyre si dhe i përkrah ata në komunikimin më QPS dhe akteret lokal me qëllim të lehtësimit të qasjes së tyre në shërbimet esenciale në të mirë të mirëqenies sociale, tregun e punës ose arsimit;
- Punë këshillëdhënëse me familjet dhe fëmijët në fushën e mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijë;
- Ndihmë dhe trajnim prindërve për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve;
- Hartimi i planeve familjare të zhvillimit dhe punë me fëmijët dhe familjet bazuar në ato plane;
- Organizimi i vizitave në familje, në QPS, kontakte me shkolla dhe institucione tjera që u ofrojnë shërbime fëmijëve dhe familjeve;
- Bashkëpunon dhe koordinohet me akteret komunal rreth rasteve individuale për të siguruar mirëqenien sociale të fëmijëve, të rinjve dhe familjet e tyre;
- Organizimi dhe realizimi aktiviteteve rekreative dhe edukative për fëmijë, të rijnë dhe familje;
- Siguron zbatimin e të gjitha parimeve dhe procedurave që dalin nga Politikat dhe Rregulloret e Mbrojtjes të Organizatës, dhe vepron në përputhje me to;
KRITERET
- Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale;
- Së paku 3 vite përvojë pune në fushën relevante;
- Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;
- Aftësi komunikimi në aspektin profesional;
- Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe cilësore;
- Fleksibilitet, gatishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional dhe personal;
- Gatishmëri për t’u identifikuar me Misionin vizionin dhe Vlerat e SOS Fshatrave të Fëmijëve
- Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve;
Ne ofrojmë
- Një punë interesante;
- Një ambient mbështetës pune;
- Udhëzime dhe mundësi për zhvillim profesional
Orët e punës
- 40 orë në javë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t’i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të së cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje, të SOS Fshatrave të Fëmijëve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtje dhe krijimin e mirëmbajtjen e një ambienti të sigurtë për të gjithë, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale dhe verifikimin e referencave nga punëdhënës paraprak. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata për të dëshmuar se nuk kanë të kaluar kriminale.
Ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit!
Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarko këtu Vende të lira – SOS Fshtrat e Fëmijëve); Kopje të Diplomave, Çertifikatave; Referenca nga punëdhënës paraprak; Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale).
Afati i fundit për dorëzim: 13.12.2024, në ora 24:00, përmes emailit [email protected]. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni përmes emailit [email protected] ose Tel: 038 749 887