www.ofertapune.net Punëtor Prodhimi (m/f/d) | PunaIme

Punëtor Prodhimi (m/f/d)

Kompania

Munda

Lokacioni

Kastriot , Prishtinë

Data e publikimit

05-01-2024

Data e perfundimit

03-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ne jemi një kompani e re dhe dinamike që i ka vënë vetes misionin për të krijuar diçka të re – një teknologji të re: sistemet e ndriçimit të tekstilit. Përdorimi i sistemeve të ndriçimit të tekstilit iu mundëson klientëve tanë nga industria automobilistike dhe shumë sektorë të tjerë të zhvillojnë produkte më të mira me ndihmën e dritës: më të dobishme, më të sigurta, më të bukura, më individuale. Ne punojmë në një ekip të vogël, por në rritje të vazhdueshme të ekspertëve të ndryshëm që punojnë me pasion, entuziazëm, dhe frymë të Start-up – por me partnerë të fortë pas nesh. Si një ndërmarrje e përbashkët e kompanive tradicionale AUNDE dhe MENTOR, ne kombinojmë njohurinë e dizajnit dhe teknologjisë së tekstilit me teknologjinë e ndriçimit të bazuar në dritat LED. Kompanitë tona mëmë formojnë bazën tonë financiare dhe sigurojnë infrastrukturë, shitje dhe prodhim për komponentët dhe sistemet që zhvillojmë.

Për zhvillimin strukturor dhe për Departamentin e Prodhimit në degën tonë të re të prodhimit në Obiliq / Kosovë ne jemi në kërkim të një:

Punëtor Prodhimi (m/f/d)

Do të jeni të lumtur të merrni përsipër detyrat e mëposhtme:

  • Mirëmbajtjen e pajisjeve dhe vendit të punës.
  • Kryeni mirëmbajtjen parandaluese në pajisje.
  • Bëni ruajtjen e duhur për inventarin e materialeve dhe produkteve në magazina.
  • Vendosja e lëndëve të para në makineri.
  • Mbajeni vendin e punës të pastër për të shmangur rreziqet nga kimikatet dhe produktet delikate.
  • Kontrolloni stokun dhe raportoni mangësitë në produkte ose lëndë të para.
  • Përfundoni detyrave individuale të prodhimit gjatë ndërrimit në kohë.
  • Paketoni dhe përgatitni produktet përfundimtare për dërgesë.

Do të ishim të kënaqur nëse zotëroni aftësitë e mëposhtme:

  • Përvojë e mëparshme si punëtor prodhimi ose rol i ngjashëm.
  • Kuptimi i mirë i mënyrës se si funksionojnë pajisjet e prodhimit.
  • Aftësia për të zbuluar problemet e mundshme me makineritë.
  • Njohuri mbi rregullat bazë të sigurisë dhe masat paraprake.
  • Aftësi të mira teknike dhe mekanike.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe punës në ekip.
  • Diploma e shkollës së mesme.
  • Njohja e mirë e gjuhës shqipe, gjuha angleze apo gjermane është një plus.

Ne jemi të përkushtuar t’ju sjellim kënaqësi përmes përfitimeve të mëposhtme:

  • Një punë entuziaste dhe e larmishme me lirinë për të punuar individualisht në një mjedis të dy korporatave aktive ndërkombtarisht.
  • Hierarki të sheshta, rrugë të shkurtra vendimmarrëse dhe mundësia për të realizuar ide për të ardhmen në një ekip shumë të motivuar.
  • Punë e sigurt me perspektivë afatgjate në një kompani teknologjike të suksesshme dhe në rritje dinamike.
  • Pozicion i përhershëm, me kohë të plotë, trajnim intensiv dhe ndarje njohurish në teknologjinë e veçantë të sistemeve të ndriçimitit në tekstil.
  • Një korporatë shumë-kulturore e karakterizuar nga bashkëpunimi, përkushtimi dhe një atmosferë kolegiale.
  • Pagë tërheqëse.
  • Sigurim Shëndetësor.

Nëse ju pëlqen të punoni në mënyrë të pavarur, kënaqeni me zgjidhjen e detyrave të shumta dhe dëshironi të formësoni aktivisht të ardhmen e kompanisë sonë të re, ne presim me padurim të njihemi me ju. Ju lutemi na dërgoni aplikimin tuaj duke deklaruar disponueshmërinë tuaj, pritshmëritë tuaja të pagës dhe shtoni referencën nr. MUXKDE002, mundësisht përmes butonit APLIKO KËTU ose me e-mail: [email protected]

MUNDA Kosova Sh.P.K.

Burimet Njerëzore – Znj. Elona Hajzeraj

Rruga Koliqi, 5 – 15000 Obiliq

Tel: 38349632111 – [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?