www.ofertapune.net Punëtor në Depo (Fushë Kosovë) | PunaIme

Punëtor në Depo (Fushë Kosovë)

Kompania

MFB International Kosova

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

03-10-2024

Data e perfundimit

01-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

MFB INTERNATIONAL

Kompania jonë  ka selinë  tani edhe në Fushë Kosovë, Kosovë. Është një kompani ushqimore që operon në Turqi, Dubai, Kosovë, Senegal, Gabon dhe Bregun e Fildishtë. Tani jemi në kërkim të një “Punëtori në Depo” për të punuar në objektin qendrore në Fushë Kosovë.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës

  • Përgjegjës për të gjitha operacionet brenda depos/magazinës.
  • Rregullimi, organizimi, paketimi dhe dërgimin e produkteve.
  • Organizimi, vendosja dhe paketimi i produkteve në depon e logjistikës
  • Kryerja e të gjitha detyrave të caktuara nga mbikëqyrësi në lidhje me transportin dhe kthimin
  • Kontrollimi i saktësisë së të gjitha mallrave hyrëse dhe dalëse
  • Ruajtja e niveleve të organizuara dhe të sakta të stokut
  • Kryerja e detyrave të pastrimit brenda magazinës
  • Ngarkimi i të gjitha produkteve të prodhuara nga kompania në kamionë, rimorkio dhe mjete të tjera transporti
  • Përfundimi i të gjitha detyrave fizike të nevojshme për dërgimin e produkteve te klientët
  • Pjesëmarrja në dërgesat e produkteve brenda dhe jashtë fabrikës

KUALIFIKIMET E PËRGJITHSHME

  • Preferohet Shkolla e Mesme
  • Preferohet përvojë e punës në Depo/logjistikë
  • Të jetë në gjendje të mirë shendetësore
  • Njohja e rregullave të pastërtisë dhe higjienës
  • Aftësia për t’iu përshtatur orarit fleksibël të punës
  • Aftësi të shkelqyeshme komunikimi

Ajo që ne ofrojmë:

  • Pagë konkuruese (në varësi të përvojës së punës)
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik

Si të aplikoni:

Nëse keni përvojë si depoist dhe jeni në kërkim të një sfide të re, ju lutemi dërgoni CV-në përmes butonit Apliko Këtu ose në [email protected] Data e  aplikimit nga 02.10.2024-16.10.2024

“Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?