Punëtor në Depo
Data e publikimit
21-04-2025
Data e perfundimit
01-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
KONKURS PUNE – PUNËTOR DEPOJE
Lokacion: Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, KM 9
Arjeta Group është në kërkim të punonjësve të motivuar dhe energjik për të iu bashkuar ekipit tonë si Punëtorë në Depo. Nëse jeni në kërkim të një ambienti të mirë pune, pagese të rregullt dhe përfitimeve shtesë, kjo është mundësia e duhur për ju!
Çfarë ofrojmë:
- Pagë fikse konkurruese
- Ushqim i siguruar gjatë orarit të punës
- Ambient modern dhe kolektiv bashkëpunues
- Mundësi për zhvillim profesional
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi dhe sistemimi i mallit në depo
- Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve
- Ruajtja e rregullit dhe pastërtisë në depo
- Bashkëpunim me kolegët dhe respektimi i procedurave të brendshme
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në punë të ngjashme është përparësi, por jo e domosdoshme
- I gatshëm për punë fizike dhe ekipore
- Përgjegjësi dhe saktësi në kryerjen e detyrave
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin:
Afati i fundit për aplikim është: 1 maj 2025
Bëhu pjesë e një kompanie me traditë dhe vizion – Arjeta Group, aty ku puna vlerësohet!