www.ofertapune.net Punëtor në Depo (3) | PunaIme

Punëtor në Depo (3)

Kompania

Front Exterior and Interior

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-04-2025

Data e perfundimit

20-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

Titulli i pozitës: Punëtor në Depo 

KONKURS PUNE 

Vendi i Punës: Magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë 

Departamenti/Sektori: Front Interior 

Lloji i pozitës: Orar të plotë; Kontratë pune 

Front, kompani e specializuar në produkte dhe shërbime për eksterier dhe interier, ka nevojë për:

Punonjës në depo – 3 pozita 

Përshkrim i pozitës së punës:

Personat do të jenë përgjegjës për zhvendosje të mallrave (panelave dhe aksesorëve) brenda hapësirave të  deposë, ambalazhimin e tyre si dhe dorëzimin te klientët ditor.  

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Bartja e panelave nga depoja te makineritë e përpunimit 
  • Sistemimin e panelave në vende të caktuara në depo 
  • Asistim në përpunim (prerje me sharra, frezë dhe makineritë tjera) 
  • Ambalazhimin dhe dorëzimin e produkteve te klientët 
  • Mirëmbajtjen e hapësirave dhe ambienteve të punës; 

Njohuritë/Përvoja: 

  • Të jetë energjik dhe i gatshëm për punë fizike 
  • Të jetë bashkëpunues dhe i përshtatshëm për punë ekipore 
  • Të jetë i motivuar për të mësuar gjëra të reja 
  • Përvoja në përpunimin e drurit ose qeramikës është avantazh. 

Mënyra e aplikimit: 

Dërgoni CV ose një përshkrim tuajin dhe të përvojës përmes butonit “Apliko Këtu” ose në emailin: [email protected] Për pyetje dhe informata shtesë na kontaktoni në 045 848 848 

* Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant  për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?