www.ofertapune.net Punëtor në Depo (2), Shitës Ambulantiv (2) | PunaIme

Punëtor në Depo (2), Shitës Ambulantiv (2)

Kompania

Atrium

Lokacioni

Lipjan

Data e publikimit

02-06-2025

Data e perfundimit

15-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE – ATRIUM LLC Lipjan

Kompania ATRIUM LLC, me seli në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Rrethi QMI’s, Lipjan), shpall konkurs për pozitat në vijim:

  1. Punëtor në Depo (2 Pozita)

Detyrat Kryesore:

  • Pranimi, sistemimi dhe përgatitja e produkteve për shpërndarje.
  • Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirat e depos.
  • Inventarizimi dhe ndihma në ngarkim/shkarkim të mallrave.
  • Kryerja e detyrave të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e depos.

Kualifikimet:

  • Diploma e shkollës së mesme (preferohet).
  • Aftësi për punë fizike dhe punë në grup.
  • Përvoja në depo ose logjistikë është përparësi, por jo e domosdoshme.
  1. Shitës Ambulantiv (2 Pozita)

Detyrat Kryesore:

  • Shpërndarja dhe dorëzimi i porosive tek klientët.
  • Vizita dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët.
  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve.
  • Raportimi dhe koordinimi me mbikëqyrësin.
  • Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara në kuadër të kësaj pozite.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme (arsimi i lartë përparësi).
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negocimi.
  • Patentë shoferi – Kategoria “B”.
  • Eksperienca në shitje/shpërndarje është përparësi.

Për të gjitha pozitat ofrohet:

  • Pagë konkurruese dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Orari i punës: E Hënë – E Premte, 08:00 – 17:00.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.

Vendi i punes: Rrethi QMI’s, Lipjan.
Preferohen aplikantët nga rrethina e Lipjanit.

Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj në email adresën: [email protected]
Afati për aplikim deri: 15.06.25