Punëtor në Depo
Data e publikimit
23-11-2023
Data e perfundimit
12-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Punëtor në Depo
Lokacioni:
- Prishtinë (2 pozita)
- Pejë (2 pozita)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Gjatë orarit të punës duhet të jetë gjithmonë i veshur me uniformën e kompanisë dhe kaskën mbrojtëse;
- Kryen ngarkim-shkarkim të produkteve;
- Kryen sistemimin e produkteve në rafte apo magazinë, dhe paketimin e mallit për transport;
- Kujdeset për transportimin e sigurt dhe pa dëmtime të produkteve;
- Realizon detyra të tjera të ngjashme që i ngarkohen;
- Tërheq dhe përgatitë produktet për dërgesë, duke siguruar që numri dhe lloji i saktë i produktit është i
ngarkuar dhe dërguar. - Zbaton rregulloren e Sigurisë në Punë;
Kërkesat e Pozicionit:
- Aftësi të mira bashkëpunuese;
- Te njohë dhe të zbatojë kodin e etikes dhe të sillet në mënyrë profesionale;
- Përfundimi i arsimit të detyruar;
- Preferohet të jetë mashkull, për shkak të natyrës së punës;
- Të jetë mbi 18 vjeç;
PROCEDURA PËR APLIKIM:
Aplikimi mund të bëhet duke dërguar CV-në përmes e-mailit : [email protected].
Për informata rreth konkursit mund të telefononi në (+383) 049/952-966 në orarin e punës 08:00 – 16:30.