www.ofertapune.net Punëtor ndihmës në industrinë e përpunimit të dyerve dhe dritareve (10), Praktikant (Komoran) | PunaIme

Punëtor ndihmës në industrinë e përpunimit të dyerve dhe dritareve (10), Praktikant (Komoran)

Kompania

Wali Home

Lokacioni

Drenas

Data e publikimit

14-10-2024

Data e perfundimit

11-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

Konkurs pune

Kompania jonë, e specializuar në përpunimin dhe prodhimin e dyerve dhe dritareve, është në kërkim të 10 punëtorëve ndihmës për të plotësuar ekipin tonë. Pozicioni kërkon individë të motivuar dhe të përgjegjshëm që janë të gatshëm të punojnë në një mjedis dinamik dhe të zhvilluar.

  1. Puntorë në fabrikë të Dritareve ( Sektori I PVC dhe Aluminit) (5)
  2. Mjeshtër për përpunimin e xhamit (Sektori I PVC dhe Aluminit) (5)
  3. Pranojmë edhe Praktikantë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndihma në procesin e përpunimit të dyerve dhe dritareve.
  • Ngarkimi dhe shkarkimi i materialeve.
  • Mbështetje në montimin dhe instalimin e produkteve.
  • Kryerja e detyrave të përgjithshme të mirëmbajtjes dhe pastrimit në vendin e punës.
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar cilësi të lartë të produkteve.

Kualifikimet e kërkuara 

  • Përvojë pune së paku 3 vite.
  • Aftësi të mira të punës në grup.
  • Përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira fizike dhe të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në këmbë.
  • Fleksibilitet për të punuar me orare të ndryshme sipas nevojës.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional. – Mjedis pune miqësor dhe mbështetës.
  • Mundësi për avancim në karrierë brenda kompanisë.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] apo ne numrin tone te telefonit: 049543544 (whatsapp)