www.ofertapune.net Punëtor/e në Ngrohtore | PunaIme

Punëtor/e në Ngrohtore

Kompania

Komuna e Vushtrrisë

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

10-03-2022

Data e perfundimit

17-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Mirëmbajtje

RN00008353
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/02/2022
Afati për aplikim: 10/03/2022 – 24/03/2022

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në bazë të Udhëzimit  Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të  vendimit të Këshillit Drejtues të Qendrës Kryesore Mjekësisë Familjare “Dr.Safet Idrizi” në Vushtrri, nr.99 të datës 31.01.2022, Komuna e Vushtrrisë, shpallë: 

K O N K U R S 

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë; 
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale  
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi” në Vushtrri 

Titulli i vendit të punës: 

  • Punëtor në Ngrohtore – në QKMF “Dr.Safet Idrizi” në Vushtrri. 

Numri i pozitave: Një (1); 

  • Lloji i Pozitës: Nëpunës administrativ dhe mbështetës 
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shef i Shërbimit Teknik në QKMF Vushtrri; 
  • Grada/Koeficienti: 4.00; 
  • Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar; 
  • Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj; 
  • Orët e punës: 40. 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  1. Kujdeset për funksionim të rregulltë të nxehjes qendrore; 
  2. Mirëmban pajisjet si dhe sistemin e nxehjes; 
  3. Kujdeset për pranimin, kontrollimin e sasisë së karburanteve, vajrave dhe raporton për të njëjtat;
  4. Jashtë sezonit të nxehjes përgatit sistemin për funksionim; 
  5. Jashtë sezonit të nxehjes, Këshilli Drejtues i QKMF-së i obligon me detyra të tjera që ndërlidhen  me nevojat teknike të QKMF-së, mos kryerja e së cilave paraqet shkelje të detyrave dhe obligimeve të  punës; 
  6. Sipas urdhrit të Shefit të shërbimit Teknik kryen edhe punët tjera; 
  7. Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit Teknik. 

Kualifikimi profesional, aftësitë: 

  • Diplomë e Shkollës së Mesme;

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);  
  • Diploma e Shkollës së Mesme (kopje); 
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (kopje); 
  • Letërnjoftimi (kopje).  

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 10.03.2022 – 24.03.2022. 

Paraqitja e kërkesave 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me  Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/  dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim  me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.  

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto  pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga  Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës  10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të  kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. 

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42  444.  

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun:  https://konkursi.rks-gov.net/ .