Punëtor/e në Gatim, Punëtor/e në Shitje, Punëtor/e në Pastrim
Data e publikimit
29-08-2024
Data e perfundimit
14-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Kërkohet Punëtor/e në Gatim, Punëtor/e në Shitje, Punëtor/e në Pastrim
Biznesi: Furra Lumi
Detyrat e punës (Punëtor/e në Prodhim të bukëve):
Përgatitja dhe prodhimi i produkteve tona (bukë, sanduica, bukë për hamburgera, etj.)
Sigurimi i kualitetit dhe freskisë së prodhimeve.
Mirëmbajtja e higjienës dhe pastërtisë në zonën e punës.
Raport bashkëpunues me kolegë/e.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë e mëparshme.
- Sy për detaje dhe pasion për prodhimin e ushqimit cilësor.
- Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavës.
Kualifikimet e mëposhtme ua japin një avantazh:
Vullneti dhe dëshira për të mësuar më shumë për gatimet e ndryshme dhe përbërësit e tyre.
Detyrat e punës (Punëtor/e në Pjekurina):
- Përgatitja dhe prodhimi i produkteve tona tradicionale (fli, mantija, pite, etj.)
- Sigurimi i kualitetit dhe freskisë së prodhimeve.
- Mirëmbajtja e higjienës dhe pastërtisë në zonën e punës.
- Raport bashkëpunues me kolegë/e.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë e mëparshme, preferohet në gatimin e produkteve tradicionale.
- Sy për detaje dhe pasion për prodhimin e ushqimit cilësor.
- Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavës.
Kualifikimet e mëposhtme ua japin një avantazh:
- Vullneti dhe dëshira për të mësuar më shumë për gatimet e ndryshme dhe përbërësit e tyre.
- Propozimi i gatimeve apo recetave të reja në punë.
Detyrat e punës (Punëtor/e në Shitje):
- Shitja dhe promovimi i produkteve tona.
- Mbajtja e dyqanit në mënyrë të rregullt dhe të pastër.
- Shërbimi i klientëve me një buzëqeshje dhe me profesionalizëm.
- Raport bashkëpunues me kolegë/e.
Kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi të mira të komunikimit.
- Fleksibilitet për të punuar në orë të ndryshme, përfshirë fundjavat.
Kualifikimet e mëposhtme ua japin një avantazh:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje në industrinë ushqimore.
- Vullneti dhe dëshira për të mësuar më shumë për gatimet e ndryshme dhe përbërësit e tyre.
- Orientimi në detaje.
Ne ofrojmë:
- Një ambient pune të ngrohtë dhe miqësor.
- Orari paraditës.
- Paga konkurruese dhe benefite të tjera.
- Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.
Nëse jeni i/e interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected] ose vini personalisht në dyqanin tonë në Rr. Anton Çetta, lagjja Aktash 18, ish Restaurant Rugova.
Suksese!