Punëtor/e ndihmës/e (7)
Data e publikimit
25/09/2020
Data e perfundimit
08-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04/L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03/L-068,neni 5,paragrafi c, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:
Konkurs
Për plotësimin e vendeve të lira të punës me punëtor/e ndihmës/e në shkollat:
- SHFMU “Skënder Kastrati” Radoste
Një punëtor/e ndihmës/e. - SHFMU”Isa Boletini” në Rahovec
Dy punëtor/e ndihmës/e. - SHFMU” Lidhja e Prizrenit” në Opterushë
Një punëtor/e ndihmës/e. - SHFMU”Haki Stërmilli” në Zoqgishtë paralelja e ndarë në Retijë
Një punëtor/e ndihmës/e. - SHFMU”Sadedin Hajda” në Rahovec
Një punëtor/e ndihmës/e. - SHFMU”Heronjtë e Kosovës” në Hocë e Vogël
Një punëtor/e ndihmës/e.
Kushtet e konkursit:
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës kandidatët që janë të interesuar për këtë vend pune.
Kandidatët e interesuar duhet të sjellin në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Rahovec këto dokumente:
- Kërkesën.
- Ekstraktin e lindjes.
- Certifikatën mbi gjendjen shëndetësore.
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime.
- Diplomën e shkollës së kryer.
Informata shtesë:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes .
Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me 09.10.2020 në ora 10.00 në zyrat e DKA-së në Rahovec