Punëtor/e i/e Kualifikuar në Kujdesin Shëndetësor, Infermier/e për të Moshuar (m/f/d) (Gjermani)
Data e publikimit
30-05-2025
Data e perfundimit
28-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
Punëtor/e i/e Kualifikuar në Kujdesin Shëndetësor, Infermier/e për të Moshuar (m/f/d)
Arbeiterwohlfahrt Bezirksverband Schwaben e. V. është një organizatë e madhe e shërbimeve sociale me gati 3.000 punonjës. Ne menaxhojmë 23 shtëpi për të moshuar, ku kujdesemi për më shumë se 2.100 persona të moshuar. Përveç kësaj, ne operojmë edhe çerdhe, kopshte dhe institucione tjera sociale.
Për shtëpitë tona të kujdesit për të moshuarit në të gjithë regjonin e Schwaben-it, përfshirë qytetet Augsburg, Kempten, Neu-Ulm, Memmingen dhe Kaufbeuren, po kërkojmë infermierë/infermiere në orar të plotë (38,5 orë/javë).
Ne ju ndihmojmë me njohjen e diplomës suaj në Gjermani dhe me aplikimin për vizë, si dhe ju ofrojmë mbështetje për çdo pyetje rreth zhvendosjes suaj në Gjermani.
Përshkrimi i detyrave
- Kujdesi bazë për banorët, si: ushqyerja, higjiena personale, ndërrimi i rrobave dhe ndihma gjatë përdorimit të tualetit
- Kujdesi mjekësor si trajtimi i plagëve dhe injeksionet
- Kujdesi dhe përkujdesja sipas standardeve më të fundit shkencore në infermieri
- Pjesëmarrje aktive në masat për sigurimin e cilësisë
- Planifikimi dhe dokumentimi i kujdesit shëndetësor
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë e përfunduar në kujdes shëndetësor/infermieri
- Certifikatë e gjuhës gjermane në nivelin B1
- Përvojë pune në infermieri (e preferueshme, por jo e detyrueshme)
- Gatishmëri për punë me ndërrime (ndërrimi i mëngjesit, pasdites dhe natës)
- Durim dhe ndjeshmëri në punën me të moshuarit
Ne ju ofrojmë
- Kontratë të përhershme pune dhe pagë sipas tarifave të TV AWO Bayern
- Pagesë shtesë vjetore
- 30 ditë pushim/vit
- Deri në 4 ditë pushim shtesë për punën gjatë natës
- 2 ditë të paguara për rigjenerim çdo vit
- 12. dhe 31.12. ditë pushimi me pagesë ose kompensim me ditë pushimi
- Pagesë shtesë për orët jashtë orarit, punën gjatë natës, të dielave dhe festave
- Shtesa për ndërrime (nën kushte të caktuara)
Për fillim të suksesshëm në Gjermani, ju ofrojmë:
- Strehim për periudhën e parë pas arritjes në Gjermani
- Organizim dhe mbulim i shpenzimeve për kurse shtesë të gjuhës gjermane
- Ndihmë me procedurat administrative, si aplikimi për lejen e qëndrimit dhe bashkimin familjar
- Ndihmë me kërkimin e banesës
- Pjesëmarrje në kurse trajnimi për zhvillimin e mëtejshëm profesional
- Mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve, si subvencion për çerdhet dhe kopshtet tona (nëse ka vend të lirë në zonën përkatëse)
Ju lutemi, informohuni paraprakisht për vendndodhjet tona dhe tregoni preferencën tuaj për qytetin ku dëshironi të punoni. Lista e të gjitha lokacioneve mund të gjendet këtu: https://www.awo-schwaben.de/die-awo/verzeichnis-der-einrichtungen-mitglieder-und-organe-der-awo-schwaben/107.html
Më shumë informata rreth AWO Schwaben mund t’i gjeni këtu: https://www.awo-schwaben.de/
Dokumentet e aplikimit (CV, diplomën dhe certifikatën e gjuhës) mund t’i dërgoni në këtë adresë:
Ne planifikojmë takime personale prezantuese në Prishtinë në:
E hënë, 30.06.2025 nga afërsisht (14:00-18:00)
E martë, 01.07.2025 nga afërsisht (08:00-14:00)