www.ofertapune.net Punë praktike me pagesë për studentë (6) | PunaIme

Punë praktike me pagesë për studentë (6)

Kompania

Checchi and Company Consulting

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15/10/2020

Data e perfundimit

25-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Praktikë

PËRSHKRIMI

NJOFTIM

Mundësi për punë praktike për studentë në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për deri gjashtë studentë të Universiteteve publike dhe private, të akredituara në Republikën e Kosovës.   Studentët duhet të jenë në vitin e tretë ose të fundit të studimeve të fakultetit juridik, ekonomik, biznes, ekonomi, administarte publike, menaxhment apo të ngjashme dhe relevante me fushëveprimin e Programit. Puna praktike do të mbahet në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale dhe në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh me gjysmë orari (20 orë në javë).

Rreth Programit Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në  ndërtimin e  profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes  së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.  Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor;
  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim;
  • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare;
  • Vitin e dytë të studimeve të përfunduar.

Dokumentet e kërkuara:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze;
  • Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze;
  • Certifikatën e notave;
  • Vërtetimin nga fakulteti që është student.

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected]. Data e fundit e aplikimit është 25 tetor 2020 ora 16:00. Shënoni “Intern” në titullin e e-mail-it.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.