www.ofertapune.net Psikolog/e | PunaIme

Psikolog/e

Kompania

You Can Do

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-06-2022

Data e perfundimit

02-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

OJQ “You Can Do” shpall konkurs të hapur për:

Psikolog/e

Shpallja është e hapur nga 28.06.2022 deri me 11.07.2022

Informata të përgjithshme

OJQ “You Can Do” është një organizatë jo-qeveritare e cila është themeluar në Qershor të vitit 2013. Njihet me shkurtesën “YCD”

YCD punon për personat me nevoja të veçanta, vizioni dhe misioni ynë është të kemi një shoqëri gjithëperfshirëse me mundësi të barabarta në të cilën personat me nevoja të veçanta të realizojnë dinjitetshëm potencialin e tyre të plotë.

YCD ështe duke zbatuar Projektin “Promovimi i mekanizmave shtetëror që gratë dhe vajzat me nevoja të veçantë të jetojnë jetën pa abuzim seksual”, mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Prandaj, në kuadër të këtij Projekti, do të krijohen Fokus Grupe, ku gratë dhe vajzat me nevoja të veçanta do të mund të flasin rreth sfidave, abuzimeve, keqtrajtimeve, përjetimeve dhe vështiresive të tyre në Prishtine dhe Ferizaj. YCD dëshiron të angazhoj një Psikolog/e për të realizuar takime individuale/grupore me personat me nevoja të veçanta.

Përgjegjësitë dhe detyrat e Psikologut/es

Psikologu/ja do të angazhohet për maksimumi 20 ditë pune gjatë periudhës Gusht – Shtator 2022. Disa nga përgjegjësitë për të cilat do të angazhohet Psikologu/ja përfshijnë:

  • Të udhëheqë dy fokus grupet, pra në Prishtinë dhe Ferizaj;
  • Të kryej vlerësime psikologjike;
  • Të zhvilloj dhe rekomandoj plane trajtimi bazuar në nevojat e personave me nevoja të veçanta;
  • Të siguroj referime kur është e nevojshme për kujdes, vlerësim ose trajtim shtesë;
  • Të bashkëpunoj me stafin, RrGK-në dhe profesionistë të tjerë për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm;
  • Të siguroj që të gjitha shërbimet të kryhen sipas standardeve etike dhe profesionale;
  • Të kryej takime të rregullta me viktimat/të mbijetuarit/at dhe familjet e tyre;
  • Të bëjë një plan pune se çfarë do të ndërhyhet tek secila grua dhe vajzë me nevoja të veçanta;
  • Aplikimi i seancave terapeutike dhe procedura psikologjike për të ndihmuar gratë dhe vajzat me nevoja të veçanta për të kapërcejnë një sërë problemesh;
  • Aplikimi i teknikave apo metodave të ndryshme ne lehtësimin e trazirave emocionale të grave dhe vajzave me nevoja të veçanta;
  • Të zhvilloj trajnime informuese ku mund të përfshijë psikologjinë komunitare, klinike dhe këshilluese.

Kualifikimet e psikologut/psikologes

  • Diplome master në psikologji klinike ose keshilluese;
  • Përvoje pune në seanca psikologjike me grupe të ndjeshme (individual apo grupor);
  • Njohuri pune për teknikat psikologjike dhe një lloj-llojshmëri të metodave të trajtimit psikologjik
  • Aftësi për të punuar në mënyre efektive me grupe të margjinalizuara, specifikisht gra dhe vajza me nevoja të veçanta,
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuse
  • Njohuri me teknikat e vlerësimit
  • Aftesi për të vepruar brenda standardeve etike dhe profesionale të kujdesit ndaj grave dhe vajzave me nevoja të veçanta
  • Përparësi kanë kandidatët qe kanë përvojë në organizata joqeveritare që ofrojnë përkrahje për komunitetin, në veçanti për personat me nevoja të veçanta, gratë dhe fëmijët.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët/kandidatet duhet të dërgojnë: 

  • CV-në;
  • Së paku dy referenca që dëshmojnë përvojën në këtë fushë;
  • Letrën motivuese; dhe
  • Ofertën financiare.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 11 Korrik 2022, në orën 17:00 në e-mailin [email protected] duke shkruar në subjekt “Psikolog/e”. Vetëm kandidatët/tet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.