www.ofertapune.net Psikolog/e | PunaIme

Psikolog/e

Kompania

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

18-03-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë Ligjit të Punës nr. 03/L-212, (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 90/2010), Ligjit për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114, Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, Udhëzimit administrativ nr. 02/2018 për Qendrat Burimore, Udhëzimi   administrativ nr. 34/2014- Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla, Udhëzimit administrativ nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe kërkesës së Qendrës Burimore, Departamenti i arsimit parauniversitar, rishpall:

KONKURS

Për vendin e  lirë të punës në Qendrën Burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë

Nr. | Pozita | vendi i lirë/zëvendësim | Nr.  i pozitave

  1. Psikolog/e në QB ”Xheladin Deda” në Pejë | vend i lirë | 1

Punët dhe detyrat e psikologut/es

  • Identifikon nxënësit të cilëve u nevojitet ndihma dhe trajtimi adekuat psikologjik;
  • Përpilon teste të bazuara për diagnostikimin e vështirësive në mësimdhënie;
  • Mban lidhje me ekipet profesionale të qendrës burimore;
  • Këshillon nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, këshillon zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale;
  • Kontribuon në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësve;
  • Ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë;
  • Vlerëson dhe interpreton çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimit kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësve.

Përgatitja shkollore e psikologut/es

  • Niveli master në degën e Psikologjisë – drejtimi Psikologji shkollore dhe këshillim të Fakultetit Filozofik.

Kushtet e konkursit

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet duke u bazuar në kriteret e Ligjeve që e rregullojnë fushën e arsimit: Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032, paragrafi 4.2 i nenit 2 të UA 34/2014- Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla.

Sqarim shtesë: – Informatat e dhëna në aplikacion konsiderohen të vlefshme vetëm nëse dëshmohen me dokumente.

  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet në MASHTI.
  • Në intervistë me shkrim ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit. Kandidatët që aplikojnë duhet të jenë banorë të Republikës së Kosovës.

Periudha provuese e punës është  1 (një) vit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.

  • Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në Qendër Burimore).
  • Dokumenti personal ( letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diploma e kualifikimit (ose certifikatë) certifikata në vend të diplomës duhet të jetë e noterizuar.
  • Dëshmi që nuk është nën hetime.

Kandidatët, dokumentet duhet ti dorëzojnë në Qendrën Burimore përkatëse ku konkurrojnë.  Aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen.