Psikiatër – pozitë në Burgun e Smrekovnicës dhe Gerdovcit
Data e publikimit
12/06/2020
Data e perfundimit
25-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERMENT OF KOSOVA
MINISTRIA E SHËNDETËSISË / MINISTARSTVA ZDRAVSTVA / MINISTRY OF HEALTH
Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:
PERSERITJA E KONKURSIT
Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i punës: Psikiatër (1) pozitë në Burgun e Smrekovnicës dhe Gerdovcit
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Kategoria funksionale/Grada: H – 659/1
Nëpunësi mbikëqyrës: Mjekut përgjegjës te burgut
Kohëzgjatja: Me kohë të pacaktuar
Vendi: Burgu i Smrekovnicës dhe Gerdovcit________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë e psikiatrit në NJSHB:
- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
- Të bashkëpunojë me stafin punues dhe drejtues të institucionit.
- Të respektojë specifikat e institucionit si: rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
- I jep këshilla profesionale Udhëheqësit të NjShB – së dhe raporton tek ai.
- Çdo raportim dhe çdo veprim që del jashtë suazave të kompetencave të tij, duhet të shkojë përmes Udhëheqësit të NjShB – së.
- Të jetë përgjegjës për punën e vetë në institucion si dhe për grupin specifik të pacientëve që janë nën përgjegjësinë e tij pa diskriminim.
- Të respektojë, aq sa është e mundur listën e barërave që posedon institucioni.
- Të bëjë përpjekje aktive dhe të vazhdueshme për avancimin profesional dhe organizativ të punës në institucion dhe menaxhimin e rasteve me probleme të natyrës psikike.
- Çdo herë dhe pa ndërprerje gjatë punës të bëjë trajnimin e vazhdueshëm të stafit të mesëm (infermiereve dhe stafit tjetër), stafit korrektues për të reduktuar rastet që kanë predispozita për vetëvrasje apo vetëlëndime.
- Vendimet dhe aktivitetet e tij mos të jenë në kundërshtim me rregullat e institucionit në përgjithësi.
- Të gjitha raportet dhe evidencat ti bëjë me shkrim dhe me kohë.
- Të bëjë raporte psikiatrike për pacientët që kanë nevojë.
- Të jetë në thirrje për çdo konsulltim eventual në raport me pacientët psikiatrik.
- Të jetë në gatishmëri në thirrje dhe për të shkuar në çdo kohë sipas kërkesave të institucionit;
- Të respektoj orarin dhe kërkesat për punë në institucion.
- Të organizoj trajtim, rehabilitim dhe terapi okupuese në burgje ku punon.
- Të jetë përgjegjës për shëndetin mendor të institucionit ku punon.
- Të bashkëpunoj me psikologun e NjShB – së për rastet specifike te punët e përbashkëta.
- Çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet në bisedë me Udhëheqësin e NjShB – së.
- Të jetë i gatshëm për detyra tjera shtesë në rrethana specifike sipas nevojës dhe kërkesës.
Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit:
- Të jetë specialist i psikiatrisë.
- E preferueshme përvoja në psikiatri dhe institucione korrektuese
- Te ketë aftësi menaxheriale dhe komunikuese.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: nga 11.06.2020 deri 25.06.2020
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038 212 -276.
Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.