www.ofertapune.net Prokurorë të shtetit (8) | PunaIme

Prokurorë të shtetit (8)

Kompania

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Data e perfundimit

15-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Juridik

Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke u bazuar në nenin 110 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 7 paragrafi 1 nenparagrafi 1.6 , nenit 20 dhe 21 të Ligjit Nr. Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenit 7 të Ligjit Nr. 05/L-034 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit dhe nenin 8 të Rregullores Nr. 07/2015 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit si dhe Vendimin KPK/Nr.237/2020 të datës 22 maj 2020, shpall:

KONKURS PUBLIK

Për rekrutimin e tetë (8) prokurorëve të shtetit në nivel të prokurorive themelore të Republikës së Kosovës:

Nr. | Prokuroria  | Numri i pozitave

1 Prokuroria Themelore Prishtinë  3
2 Prokuroria Themelore Gjakovë 2
3 Prokuroria Themelore Ferizaj 1
4 Prokuroria Themelore Mitrovicë 1
5 Prokuroria Themelore Pejë 1
Gjithsej 8

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Prokurorëve 

Detyrat dhe kompetencat e prokurorëve të shtetit përfshijnë:

  1. ushtrimin e funksioneve prokuroriale në mënyrë të pavarur, të drejtë, objektive dhe të paanshme, dhe të sigurohen që të gjithë personat trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit;
  2. zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksioneve zyrtare;
  3. sjellje të ndershme dhe profesionale si në jetën personale ashtu edhe profesionale në pajtim me ligjet e aplikueshme dhe kodin e etikës profesionale;
  4. të ruaj nderin dhe dinjitetin e Prokurorit të Shtetit;
  5. të mbrojë të drejtat e viktimave, dëshmitarëve, të dyshuarve, të akuzuarve dhe të personave të dënuar;
  6. të ndërmarrë veprime të nevojshme ligjore për zbulimin e veprave penale dhe zbulimin e autorëve të krimit, dhe po ashtu hetimin dhe ndjekjen penale me kohë të veprave penale;
  7. të marrë vendime për inicimin, vazhdimin apo ndërprerjen e procedurës penale ndaj personave të dyshuar apo të akuzuar që kanë kryer vepër penale;
  8. të ngrejë aktakuza dhe t’i paraqes ato para gjykatës;
  9. të ushtrojë mjete juridike të rregullta dhe jashtëzakonshme ndaj vendimeve të gjykatës;
  10. të bashkëpunojë me policinë, gjykatat dhe institucione tjera; 11. të ndërmarrë të gjitha veprimet tjera siç specifikohen me

Kriteret Ligjore të kërkuara 

Neni 7 i Ligjit nr. 05/L-034 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit parasheh:

7.1. Kandidatët për emërim për Prokurorë të Shtetit, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. të ketë diplomën e fakultetit juridik të vlefshëm në Kosovë;
  3. të ketë kryer provimin e jurisprudencës, të pranuar sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë;
  4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
  5. të mos jetë i/e dënuar për një vepër penale;
  6. të ketë së paku tri (3) vite përvojë në fushën juridike, dhe
  7. të ketë kaluar provimin për prokurorë, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me rregullore të veçantë të miratuar nga Këshilli.

7.2. Për qëllime të këtij neni përvoja në fushën juridike përfshin përvojën në çështje juridike në institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përvojën si noter dhe përmbarues

Aplikimi online 

Kandidatët do të kenë mundësinë të aplikojnë vetëm përmes sistemit online i cili do të jetë në dispozicion nga data 1 qershor 2020 deri më 15 qershor 2020 në linkun e veçantë i cili do të vendoset në ueb portalin e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, www.prokuroriarks.org ose direkt nga link-u si në vijim:

Klikoni këtu për tu ridrejtuar te platforma online 

Kandidatët të cilët nuk kanë asnjë mundësi të qasjes në platformën online mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre se bashku me dokumentet përcjellëse në objektin e Prokurorit të Shtetit rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Për informacione për mënyrën e regjistrimit dhe aplikimit ju mund ta shkarkoni doracakun nga platforma online.

Dokumentet e obligueshme që duhet të dorëzohen sipas Nenit 8 të Rregullores nr. 07/2015 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit

Luteni që të bashkëngjisni origjinalin e skenuar të dokumenteve të listuara më poshtë OSE kopjet e vërtetuara/noterizuara. Dokumentet origjinale nëse kërkohen duhet t’i dorëzoni gjatë fazës së intervistës.

Kandidatët në pajtim me nenin 8 paragrafi 4 i Rregullores nr. 07/2015 për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, DUHET të plotësojnë formën standarde të aplikimit ONLINE dhe të bashkëngjisin dokumentet si më poshtë:

  • Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshme në Kosovë;
  • Çertifikatën e vlefshme mbi dhënien e provimit të jurisprudencës;
  • Çertifikatën që vërteton se kandidati nuk është i dënuar për vepër penale, siç është caktuar me ligjet në fuqi;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës siç është përcaktuar me

Njoftimi paralajmërues

Sipas nenin 9 paragrafi 3 i Rregullores nr. 07/2015 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e shpallura për pozitën për të cilën aplikojnë, jo më vonë se data e përcaktuar në Konkurs Publik.

Dokumente Shtesë 

Sipas nenit 8 paragrafi 5 i Rregullores nr. 07/2015 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, kandidatët DUHET të bashkëngjisin informatat e siguruara nga punëdhënësi për tre (3) vitet e fundit të përvojës profesionale të cilat përfshijnë:

  • përshkrimin e detyrave të punës,
  • performancën profesionale,
  • masat eventuale disiplinore dhe
  • çështje tjera që konsiderohen relevante, të shoqëruara me dokumente mbështetëse, për vlerësimin e integritetit personal dhe aftësive profesionale siç parashihen edhe me nenin 20 të Ligjit për KPK-në.

Dokumente alternative për të dëshmuar përvojën e punës ligjore

Në qoftë se informata që duhet të dorëzohet nuk është në dispozicion apo plotësisht në dispozicion për periudhën tri vjeçare, duhet të bashkëngjitet një deklaratë e nënshkruar në të cilën përfshihet referenca e përvojës relevante profesionale dhe arsyet e mos dorëzimit të informacionit të punëdhënësit së bashku me dokumente relevante mbështetëse.

Veprimtaria Profesionale/Akademike 

Kandidati po ashtu duhet të bashkëngjis, nëse e ka në dispozicion, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokumente ligjore profesionale apo akademike apo publikime, të kryera krejtësisht nga kandidati ( maksimumi tri);
  • Informacion për pjesëmarrje në forma të organizuara të trajnimit në të cilën është vlerësuar performanca (maksimumi tri).

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KANDIDATË

Këshilli Prokurorial i Kosovës informon të gjithë kandidatët që Komisioni për Rekrutim do të bëjë verifikimin e dokumenteve dhe deklaratave të dorëzuara për të mbështetur aplikimin.

PO ASHTU KANDIDATËT TË CILËT NUK I KANË BASHKËNGJITUR DOKUMENTET E KËRKUARA BRENDA AFATIT, APLIKACIONI I TYRE DO TË REFUZOHET.

Neni 37 paragrafi 3 i Rregullores 07/2015 parasheh se kandidatët të cilët e kanë përfunduar provimin dhe trajnimin fillestar të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës do t’i nënshtrohen vetëm intervistës me gojë, procesit të vlerësimit të integritetit personal dhe aftësive profesionale të kandidatëve, siç është e përcaktuar edhe me nenin 23 dhe 24 të kësaj Rregulloreje.