www.ofertapune.net Programues Web & E-Commerce | PunaIme

Programues Web & E-Commerce

Kompania

Natura Therapy

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-05-2025

Data e perfundimit

13-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PUNE – PROGRAMUES WEB & E-COMMERCE
 
Kompania jonë, lidere në tregun e suplementeve natyrale dhe bio, është në kërkim të një Programuesi Web & E-Commerce me përvojë për të ndërtuar, optimizuar dhe mirëmbajtur praninë tonë digjitale.
 
Pozita: Programues Web & E-Commerce
 
Detyrat kryesore:
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e faqeve tona web dhe platformave të shitjes online (e-commerce).
  • Krijimi dhe optimizimi i faqeve produktesh, landing pages, dhe strukturës së navigimit për përvojë të përmirësuar të përdoruesit.
  • Integrimi i sistemeve të pagesave, menaxhimit të porosive dhe moduleve të nevojshme për funksionim efikas.
  • Sigurimi i performancës teknike të lartë (shpejtësi, SEO teknike, responsive design).
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e marketingut dhe dizajnit për të zbatuar fushata dhe kampanja online.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e dokumentuar në zhvillimin dhe administrimin e faqeve web (WordPress, Shopify, ose platforma të ngjashme).
  • Njohuri të mira në HTML, CSS, JavaScript, PHP ose gjuhë të tjera të përshtatshme për web development.
  • Eksperiencë në optimizimin e e-commerce për performancë, SEO dhe përdorueshmëri.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të zgjidhur probleme në kohë reale.
  • Kreativitet, kujdes ndaj detajeve dhe qasje proaktive për përmirësime të vazhdueshme.
  • Njohuri në sigurinë e web-it dhe backup të të dhënave përbën avantazh.
Çfarë ofrojmë:
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Projekte sfiduese me impakt real dhe mundësi për rritje personale.
  • Pagesë konkurruese në përputhje me përvojën + bonuse për performancë.
  • Pjesëmarrje në zhvillimin e një brandi me prani të fortë në treg dhe potencial ndërkombëtar.
 
Nëse je gati të sjellësh inovacion në një kompani që kombinon teknologjinë me shëndetin natyral – apliko tani!
 
Dërgo CV-n dhe portofolion tënd në butonin “Apliko Këtu” ose në: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?