Programming Instructor
Data e publikimit
14-03-2025
Data e perfundimit
31-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Shkolla Digjitale është një ndër shkollat e para të hapura në Kosovë që ofron kurse të teknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët e moshave të reja. Shkolla Digjitale/Digital School operon edhe në Shqipëri, Maqedoni, Slloveni, Bosnje & Hercegovinë. Së fundmi me partneritetet tona shkolla ka filluar operimin edhe në Slloveni, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Filipine, Tunisia, Meksikë, Maroko dhe Brazil. Andaj si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të pozitës:
- Instruktor i programimit
Përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe prezantimi i ligjëratave, ushtrimeve dhe materialeve mësimore në platforma digjitale dhe mjetet e tjera të mësimit.
- Të vlerësojë dhe të jep komente konstruktive mbi projektet dhe punën e studentëve për të ndihmuar në rritjen e tyre në programim.
- Gjurmimi i përparimit të secilit student dhe ofrimi i ndihmës së nevojshme për të siguruar që ata të arrijnë sukses në kursin e tyre të studimit.
- Kandidatët e pranuar do të kenë trajnim intenziv 1 muaj!
- Instruktorët do të përgaditen për planprogramin të cilin Shkolla Digjitale e ofron.
- Instruktorët do të kenë për detyrë trajnimin e fëmijëve të moshave 8-18 vjeç.
Kriteret për pranim:
- Preferohet të keni diplomë Bachelor ose të jeni student në fushat teknologjike.
- Njohuri dhe shkathtësi komunikimi në gjuhën angleze.
- Të keni dëshirë dhe aftësi të punoni me grupmosha të reja.
- Aftësi të shpejtë të mësimit.
- Të keni qasje pozitive në marrëdhënie me nxënësit.
Pozita e punës është orar i plotë, nga 13:00 deri në ora 21:00, ndërsa afati i fundit për aplikim: 31.03.2025.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu”