Programming Instructor
Data e publikimit
31-07-2024
Data e perfundimit
16-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Programming Instructor
Shkolla Digjitale është një ndër shkollat e para të hapura në Kosovë që ofron kurse tëteknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët e moshave të reja. Shkolla Digjitale/Digital School operon edhe në Shqipëri, Maqedoni, Slloveni, Bosnje & Hercegovinë. Së fundmi me partneritetet tona shkolla ka filluar operimin edhe në Slloveni, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Filipine, Tunisia, Meksikë, Maroko dhe Brazil. Andaj si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të pozitës:
- Programming Instructor
Përgjegjësitë:
- Zhvillimi dhe prezantimi i ligjëratave, ushtrimeve dhe materialeve mësimore në platforma digjitale dhe mjetet e tjera të mësimit.
- Të vlerësojë dhe të jep komente konstruktive mbi projektet dhe punën e studentëve për të ndihmuar në rritjen e tyre në programim.
- Gjurmimi i përparimit të secilit student dhe ofrimi i ndihmës së nevojshme për të siguruar që ata të arrijnë sukses në kursin e tyre të studimit.
Kandidatët e pranuar do të kenë trajnim intenziv 1 muaj!
Kurse në rolin e Instruktorit do të kenë për detyrë trajnimin e fëmijëve të moshave 8-18 vjeç.
Instruktorët do të përgatiten për planprogramin të cilin Shkolla Digjitale e ofron.
Kriteret për pranim
- Të ketë njohuri bazike në programim kompjuterik
- Njohuri dhe shkathtësi komunikimi në gjuhën angleze
- Të ketë dëshirë dhe aftësi të punojë me grupmosha të reja
- Aftësi të shpejtë të mësimit
- Të ketë qasje pozitive në marrëdhënie me nxënësit
- Preferohet të ketë diplomë Bachelor në fushat teknologjike
Orari: Paradite ose Pasdite
Si të aplikoni?
Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë. Çdo formë tjetër e aplikimit do t’iu diskualifikojë menjëherë.
Afati i fundit për aplikim: 23.08.2024
Ju lutem kandidatët që janë të interesuar duhet të na e dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose në emailin: [email protected] me titullin në subject: Programming Instructor.