www.ofertapune.net Programi i Praktikës në Punë | PunaIme

Programi i Praktikës në Punë

Kompania

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Të gjitha qytetet

Data e publikimit

26/11/2020

Data e perfundimit

08-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Praktikë

PROGRAMI PRAKTIKËS NE PUNË

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) përmes Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) shpallë thirrjen e hapur për aplikim për mbështetje nga programi për Praktikë në Punë (PNP) për ndërmarrjet (punëdhënësit) e interesuar nga sektori privat, organizatat joqeveritare, si dhe për të rinjtë e diplomuar brenda periudhës 24 muaj nga institucionet e arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të lartë, të regjistruar si punëkërkues në kuadër të zyrave të punës në Kosovë.

RRETH PROGRAMIT

Programi Praktikë në Punë ka për qëllim t’u jap mundësinë punëkërkuesve të papunësuar që kanë diplomuar në dy vitet e fundit (2018-2020) nga institucionet e arsimit të lartë dhe atij të mesëm profesional, që të ndjekin një praktikë 6 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat dhe organizatat joqeveritare, me qëllim të përkrahjes së aftësimit të praktikës në punë me mundësi punësimi të qëndrueshëm në Kosovë.

Programi fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve/ OJQ-ve që kanë potencial të ofrojnë mundësi afatgjate të punësimit. Në mënyrë që të përfitojnë nga programi, kandidatët e papunësuar dhe punëdhënësit duhet të regjistrohen në Zyrën më të afërt të Punësimit. Përveç përkrahjes së punëkërkuesve të papunë në gjetjen e mundësive për praktikë, programi Praktikë në Punë lehtëson të gjithë procesin e identifikimit dhe përputhjes së punëkërkuesve me kërkesat e ndërmarrjeve/ OJQ-ve. Programi Praktikë në Punë do të angazhoj ekspertizën e Zyrës së Punësimit për të përputhur secilën pozitë me punëkërkuesit e përshtatshëm, në harmoni me nevojat dhe kriteret e caktuara nga kompanitë/ OJQ-të .

PROGRAMI PËR PRAKTIKË NË PUNË REALIZOHET SIPAS HAPAVE SI NË VIJIM:

Kushtet e Përgjithshme: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit potencial të këtij programi duhet të lexojnë me kujdes kriteret e përcaktuara në thirrjen për aplikim, ku definohen kushtet e kësaj thirrje. Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit duhet të vizitojnë zyrën e punësimit në mënyrë që të regjistrohen.

Hapi i Parë: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit informohen nga zyrtarët e punësimit rreth programit të Praktikës në Punë dhe kriteret e përgjithshme të skemës.

Punëkërkuesi duhet të kompletoj dokumentacionin e nevojshëm dhe ta ngarkoj në linkun e aplikimit për punëkërkues (praktikant). Dokumentacioni që kërkohet është si në vijim:

  1. Dëshmia e regjistrimit si punëkërkues i papunësuar (CV), dokument i cili lëshohet nga zyra komunale e punësimit;
  2. Diploma e shkollës së mesme profesionale ose fakultetit ku përcaktohet fusha e studimit dhe viti diplomimit;
  3. Formulari i plotësuar i aplikimit për praktikant, i cili shkarkohet nga ueb faqja e APRK-së dhe MKRS-së.

Punëdhënësi duhet të jetë i regjistruar, si punëdhënës në zyrën e punësimit ku ushtron veprimtarin/ aktivitetin e ndërmarrjes/ OJQ-së dhe duhet t’i dorëzoj në linkun e aplikimit dokumentet si në vijim:

  1. Dëshminë e regjistrimit në zyrën komunale të punësimit;
  2. Formularin e plotësuar të aplikimit për punëdhënës, i cili shkarkohet nga ueb faqja e APRK-së dhe MKRS-së.
  3. Certifikatën e regjistrimit të ndërmarrjes/ OJQ-së.

Hapi i Dytë: Projekti në bashkëpunim me APRK-në profilizon të gjithë aplikantët (punëdhënësit dhe punëkërkuesit), të cilët plotësojnë kriteret e thirrjes në një listë të përgjithshme, e cila i dorëzohet zyrës së punësimit në komunën përkatëse. Këshilltarët e zyrës së punësimit nga listat e profilizuar sipas kritereve për aplikim identifikojnë punëdhënësit që ofrojnë kushte të përshtatshme për kryerjen e praktikës në profesionin përkatës, sipas profilizimit të punëkërkuesit duke përputhur profilin e diplomimit me vendin e lirë të praktikës, të shpallur nga punëdhënësi.

Hapi i Tretë: APRK së bashku me zyrat e punësimit dhe projektin do njoftojnë ndërmarrjet/ OJQ- të që përputhen me profilet e aplikanteve për të pranuar praktikantet sipas profilit të kërkuar. Pas konfirmimit për pranim të ndonjërit prej kandidateve për praktike, këshilltarët në zyrën përkatëse të punësimit do të konsultojnë/ndërmjetësojnë procesin. Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së kandidatit, nënshkruhet Marrëveshja për Praktikë në Punë ndërmjet praktikantit/ës dhe ndërmarrjes/ OJQ-së.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

NDËRMARRJET/ OJQ-të

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektori privat;
  • Organizatat Joqeveritare;
  • Ndërmarrjet e regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK);
  • Ndërmarrjet të cilat janë aktive në Administratën Tatimore të Kosovës.

Prioritet do u jepet sektorëve si në vijim:

  • Sektorit C– INDUSTRIA PËRPUNUESE;
  • Sektorit J – INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI;
  • Sektorit M – VEPRIMTARITË PROFESIONALE, SHKENCORE DHE TEKNIKE;
  • Sektorit R – ARTET, ARGËTIM DHE REKREACION;
  • Sektorit S – VEPRIMTARITË E TJERA SHËRBYESE.

Në rast se ka mungesë të aplikimeve nga sektorët me prioritet do konsiderohen edhe sektorët tjerë.

APLIKIMI (PUNËDHENESIT)

Të gjithë Punëdhënësit (ndërmarrjet dhe OJQ-të) e interesuar për aplikim duhet që në formë elektronike ti plotësojnë dokumentet si në vijim:

  • Dëshminë e regjistrimit në zyrën komunale të punësimit;
  1. Formularin e plotësuar të aplikimit për punëdhënës, i cili shkarkohet nga ueb faqja e APRK-së dhe MKRS-së.
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit/ OJQ-së.

Aplikimi për punëdhënës behet KETU.

Ndërmarrjet/ OJQ-të të cilat aplikojnë duhet të dëshmojnë se ofrojnë:

Të gjitha pajisjet teknike duke përshirë hapësirën, kompjuterin individual, tavolinë, karrige dhe kushtet tjera të përshtatshme për kryerjen e praktikës gjatë gjithë periudhës së praktikës për praktikantin/ën e përzgjedhur.

Ndërmarrjet/ OJQ-të që nuk kualifikohen për aplikim janë si në vijim:

Ato që nuk ofrojnë kushte për kryerje të praktikës si: hapësirën e nevojshme, kompjuter individual, tavolinë, karrige dhe aktivitet të përshtatshëm për kryerjen e aktiviteteve sipas kontratës.

APLIKUESIT (TË DIPLOMUARIT )

Të drejtë aplikimi për punë praktike kanë personat që i përmbushin kushtet si në vijim:

  • Të diplomuarit brenda periudhës 24 muaj në universitet dhe shkolla të mesme profesionale (nga ky kriter lirohen personat me aftësi të kufizuar);
  • Punëkërkuesit që nuk kanë përvojë të mëparshme pune;
  • Punëkërkuesit nën moshën 30 vjeçare.

Grupet me prioritet:

  • të papunët afatgjatë (më shumë se 12 muaj);
  • gratë;
  • të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore;
  • përfitues të ndihmës sociale;
  • personat e vetëm, me një ose më shumë anëtarë që varen nga ai/ajo (prindër vetushqyes);
  • personat nga viset rurale;
  • personat me aftësi të kufizuara;
  • grupet e pakicave etnike.

Personat që nuk kualifikohen për aplikim janë ata persona të cilët:

  • Nuk janë të regjistruar në Zyrën komunale të Punësimit ;
  • Janë student;
  • Nuk i përkasin grup-moshës 18-30 vjeç;
  • Kanë diplomuar më shumë se 24 muaj para datës së shpallës së thirrjes për aplikim;
  • Kanë përfituar më herët nga programi praktikës në punë ose masa tjera aktive të punësimit;
  • Janë në konflikt të interesit me palë të përfshira dhe vendimmarrëse në Program;
  • Personat që kanë përfituar më parë nga skema Praktikë në Punë, nuk kanë të drejtë aplikimi.

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim për programin Praktikë në Punë janë:

  • Diploma e shkollimit universitar ose të mesëm profesional,
  • CV nga SIMP, e cila merret në zyrën e punësimit;
  • Forma e aplikimit e plotësuar.
  • Dokumente tjera p.sh. nëse aplikanti/ja është person me aftësi të kufizuara dokumentin përkatës.

Aplikimi për punëkërkues bëhet KETU.

Ndërmarrjet/ OJQ-të dhe punëkërkuesit mund ta shkarkojnë formularin e aplikimit nga adresat elektronike: https://aprk.rks-gov.net/, dhe https://www.mkrs-ks.org/ .

Afati i aplikimit nga 26 Nëntor deri me 08 Dhjetor 2020 ora 14:00

Të gjithë personat e interesuar duhet të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre përkatëse. Rastet e konfliktit të interesit me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Praktikë në Punë nuk kualifikohen që të përfitojnë nga programi.

MBËSHTETJA FINANCIARE

Kostoja e praktikës për praktikantë do të mbulohet nga Programi, duke përfshirë dhe sigurimin në vendin e punës. Pagesat i bëhen drejtpërdrejtë praktikantit me transferim bankar, në baza mujore në vlerë prej 170 euro (NETO) në muaj. Kandidatët të cilët përfundojnë praktiken gjashtë mujore do të pajisen me certifikatë për përfundimin e praktikës.

Informacione shtesë

Çdo aplikacion i pa plotësuar dhe jashtë kritereve të kësaj thirrje për aplikim nuk do shqyrtohet.

Po ashtu përputhja e vendeve të aplikimit do bëhet sipas profileve të lira nga punëdhënësit dhe profilit të diplomimit të punëkërkuesit.

Në rast se keni pyetje në lidhje me programin PNP, ju lutem kontaktoni projektin ALMP2/UNDP në adresën elektronike: [email protected].

COVID-19

KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit:

  • Bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe larja e duarve sipas udhëzimeve nga IKSHP-së dhe OBSH-së.
  • Në çdo zyre do të mbahet distanca në të gjitha hapësirat prej 2
  • Asnjë aplikunt/e nuk lejohet të hyjnë brenda institucioneve pa maskë.

⇒ Shpallja e plote.