Programi i Praktikës – Juridik
Data e publikimit
01/09/2020
Data e perfundimit
17-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Juridik
- Pozita: Praktikant/e
- Kohëzgjatja: 6 muaj (01 tetor 2020 – 31 mars 2021)
- Lokacioni: Gjykatat Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe në degët e tyre
- Lloji i praktikës: Praktikë me kohë të plotë dhe pagesë (200$/ muaj)
Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.
Programi i praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që ka për qëllim kryesor të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv në sistemin e drejtesisë në Kosovë.
Projekti mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.
Kriteret dhe kualifikimet:
- Student/e (viti i fundit) apo jurist/e i/e diplomuar nga universitetet publike ose private në Kosovë;
- Të posedojë aftësi profesionale të komunikimit oral dhe në shkrim në gjuhën shqipe (njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi);
- Të posedojë shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit gjithashtu edhe të programeve si: Word, PowerPoint dhe Excel;
- Të posedojë njohuri sa i përket procedurave ligjore dhe aftësi në përpilim të dokumenteve ligjore;
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ambient dinamik të punës;
- Të posedojë dokumente identifikimi dhe llogari bankare.
Detyrat kryesore:
- Të ofrojë mbështetje profesionale për gjyqtarët dhe personelin e gjykatës përkatëse;
- Të asistojë në detyra të tjera sipas nevojës së gjykatës;
- Të tregojë fleksibilitet në orar të punës;
- Të raportojë tek YIHR KS në baza mujore dhe tek personeli i gjykatës sipas nevojës.
Për të aplikuar ju duheni të dërgoni të gjitha këto dokumente:
- CV-në (max. 2 faqe);
- Letrën motivuese (maks. 500 fjalë);
- Transkriptën e notave (të shkarkuar nga SEMS-i).
Të gjitha/aplikacionet duhet të dorëzohen vetëm në formë elektronike në emailin [email protected] deri me 17 shtator 2020, ora 17:00. Subjekti i emailit duhet të jetë “Aplikim për programin e praktikës 2020”. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të njoftohen për intervistë.