www.ofertapune.net Program Trajnimi dhe Vend Pune në Gjermani | PunaIme

Program Trajnimi dhe Vend Pune në Gjermani

Kompania

Rossmanith GmbH

Lokacioni

Jashtë Vendit

Data e publikimit

11-07-2024

Data e perfundimit

06-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Program trajnimi dhe vend pune në Gjermani

Hej, aventurierë të së ardhmes! A keni dëshirë të studioni për t’u kualifikuar si mjeshtër profesional dhe njëkohësisht të punoni në Gjermani? A jeni gati për të nisur një karrierë unike dhe tërheqëse si xhamprerës në ndërtimin e fasadave të dritareve dhe xhamit në Gjermani? 

Nëse po, ne po kërkojmë individë të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen programit tonë të trajnimit, të kualifikohen si xhamprerës të specializuar dhe të punojnë në fabrikën tonë në Heidelberg të Gjermanisë.

Detajet e programit:

Trajnimi do t’iu mësoj artin e prodhimit të dritareve, dyerve dhe konstruksioneve të fasadave prej xhami. Do të krijoni struktura të mrekullueshme me materiale si druri, alumini, çeliku dhe xhami, duke përdorur teknika manuale dhe makineri CNC. Është një punë plot dinamizëm dhe kreativitet! 

Edhe punë, edhe shkollë! Në Gjermani kemi një sistem trajnimi të dyfishtë – kombinim i shkollës profesionale dhe praktikës në kompani. Do të kaloni rreth 13 javë në vit në shkollën profesionale, ku do të fitoni njohuri teorike dhe praktike. Pjesa tjetër e vitit do të jetë praktikë e plotë në kompani. Trajnimi fillon më 1 shtator të çdo viti, dhe zgjat 3 vjet.

Çka përfitoni ju?

  • Diplomë profesionale me titull xhamprerës i specializuar, të njohur në Gjermani
  • Pagë gjatë trajnimit tre vjeçar
  • Akomodim/banim në Gjermani i mbuluar nga kompania
  • Transport publik pa pagesë në Gjermani
  • Vend i sigurtë pune gjatë trajnimit dhe pas diplomimit në kompaninë tonë

Kërkesat:

Për të filluar, ju duhet niveli i gjuhës gjermane B1. Por mos u shqetësoni, ne do të financojmë një kurs njëvjeçar të gjuhës gjermane për ju në vendin tuaj dhe do të mbulojmë shpenzimet e udhëtimit për në kurs nëse jetoni jashtë qytetit.

Mosha: 18-30 vjeç

Kualifikimet: Diplomë e shkollës së mesme me një mesatare notash të mirë, shumë të mirë ose të shkëlqyer.

Ejani të bëhemi mjeshtër së bashku! Apliko tani dhe bashkohuni me ne! Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, na kontaktoni në këtë email: [email protected] dhe vizitoni faqen tonë www.rossmanith-hd.de