www.ofertapune.net Profesor i Gjuhës Gjermane | PunaIme

Profesor i Gjuhës Gjermane

Kompania

Teleperformance Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-10-2024

Data e perfundimit

31-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Pozita: Profesor i Gjuhës Gjermane
Orari: E hënë – E premte, 09:00 – 17:00
Vendi i punës: Prishtinë

Teleperformance është duke kërkuar një Profesor të Gjuhës Gjermane për programin inovativ PowerYourGerman, i cili ka për qëllim zhvillimin e aftësive të kandidatëve në të gjitha nivelet e gjuhës. Nëse pasioni yt është të ndihmosh të tjerët të përparojnë në gjuhën gjermane dhe ke përvojë të pasur në mësimdhënie, kjo mund të jetë mundësia ideale për ty!

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mësimdhënia e gjuhës gjermane për nivele të ndryshme (A2, B1, B2) duke përdorur metoda të përshtatshme dhe tërheqëse për të motivuar studentët.
  • Hartimi dhe përgatitja e materialeve mësimore, siç janë planprogramet dhe ushtrimet praktike, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me qëllimet e programit PowerYourGerman.
  • Monitorimi dhe vlerësimi i përparimit të studentëve, duke ofruar udhëzime të vazhdueshme dhe reagime për të ndihmuar në përmirësimin e aftësive të tyre gjuhësore.
  • Përshtatja e metodave të mësimdhënies sipas nevojave të ndryshme të studentëve për të siguruar përvetësim të suksesshëm të gjuhës.
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me studentët për të siguruar një mjedis të hapur dhe mbështetës gjatë procesit të të mësuarit.
  • Organizimi i sesioneve interaktive që përfshijnë diskutime, debate dhe praktika të të folurit për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit.

Kualifikimet që kërkojmë:

  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane (niveli C1 ose C2).
  • Së paku 3 vite përvojë të suksesshme në mësimdhënie – ne kërkojmë dikë që jo vetëm ka përvojë, por edhe pasion për të ndihmuar studentët të përparojnë në nivelet A2, B1 dhe B2.
  • Diplomë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane apo fusha të ngjashme – kjo përbën një përparësi të madhe.
  • Certifikimet nga Goethe-Institut ose OSD konsiderohen përparësi e rëndësishme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe kreativitet – aftësia për të përshtatur metodat e mësimdhënies sipas nevojave të studentëve është një faktor kyç për sukses në këtë rol.

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë me orar të plotë në përputhje me ligjin e punës në Kosovë.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë.
  • Paga konkurruese dhe atraktive, mbi nivelin e tregut.
  • Ambient modern dhe bashkëkohor i cili mbështet mësimdhënien dhe zhvillimin.

Nëse je duke kërkuar një karrierë në mësimdhënie, kjo është shansa jote! Apliko përmes butonit Apliko Këtu deri më 30 tetor 2024.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?