Product Manager
Data e publikimit
25/09/2020
Data e perfundimit
06-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
ITD PRISHTINE SHPK kerkon te punesoje:
Product Manager
KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:
- Bachelor Degree ne Shkenca Kompjuterike, si Inxhinieri Kompjuterike, Elektronike apo te ngjashme me to.
- Njohuri te mira ne IT
- E preferueshme eksperience e meparshme punë në ne fushen e teknologjise
- Aftesi te mira organizative
- Aftesi te mira komunikuese
- Te ketë njohuri te mira te gjuhes angleze ne shkrim dhe komunikim.
- Aftesi te mira te punes ne grup
DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:
- Njeh gamën e produkteve, specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade.
- Njeh produktet konkurrente ne treg dhe avantazhet apo disavantazhet e tyre. Krahason specifikat teknike, çmimet etj, me produktet tona.
- Bashkepunon me furnitoret ne perzgjedhjen e produkteve ne funksion te zgjidhjes se ofruar te klienteve.
- Njeh te gjitha veglat e ofruara (portals, configurator tools etj) nga furnitoret e paisjeve per te krijuar oferte te kompletuar teknike dhe financaire.
- Njeh nivelin e çmimeve të produkteve të tij në tregun vendas.
- Ne bashkepunim me stafin e shitjes te mbledhe kerkesat e klienteve dhe te pergatise materiale sqaruese dhe prezantuese, mbi produkte ekzistuese dhe te reja ne interes te klientit apo te procesit te shitjeve.
- Te ofroje suport pre dhe post sales (te natyres informuese dhe keshilluese).
- Te kryeje me përpikmëri çdo detyrë të posacme që i ngarkohet nga superiori dhe te raportoje në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
- Njeh mirë sistemin e kodifikimit të produkteve.
- Bashkëpunon me departamentin e importeve për një ecuri normale të kohës së furnizimit.
- Te njohe dhe zbatoje me perpikmeri procedurat operacionale, Instruksione Pune dhe rregulloret e punes te lidhura me postin.
- Është përgjegjës të përgatitet dhe te marre certifikimet që kompania i ngarkon.
Kompania ofron këto kushte:
- Orari i punes: e Hënë – e Premte (40 orë ne javë)
- Pagë konkurruese në treg.
- 20 dite pushim vjetor në vit, dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
- Transport të organizuar për punonjesit: Prishtine- Kompani
- Mundësi për zhvillim profesional
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne email adress: [email protected]
Ju lutem specifikojeni pozicionin ne subject kur te aplikoni!
Deadline per te dorezuar CV-ne: 06.10.2020