Prezantues/e Mjekësor/e (Ferizaj)
Data e publikimit
21-08-2024
Data e perfundimit
18-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
Në kuadër të zgjërimit të aktivitetit, Foda Line sh.p.k. shpall:
KONKURS
Prezantues/e mjekësor/e;
Vend të punës: 1 pozitë për regjionin e Ferizajit
Përgjegjësitë:
- Të prezantojë produktet e programit përkatës tek profesionistët shëndetësor;
- Të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në treg në vazhdimësi;
- Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurencën, çmimet, promocionet, marketingun);
- Të bëjë raporte javore dhe mujore;
- Organizimi dhe pjesëmarrja në konferenca mjekësore;
Kualifikimet:
- Fakulteti i Mjekësisë drejtimi: Farmaci, Stomatologji; Fakulteti Ekonomik drejtimi: Marketing, Shitje.
- Të ketë përvojë pune së paku një vit si Prezantues/e mjekësor/e;
- Të jetë komunikativ/e, të jetë i/e vendosur dhe të ketë vetë-iniciativë;
- Të ketë aftësi bindëse në prezantim;
- Të posedojë patent shofer, kategoria B;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
- Njohja e gjuhës Angleze
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në me foto në e-mail adresën:
[email protected]; Konkursi është i hapur deri më 30.09.2024