Praktikë Profesionale (Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Administratë)
Data e publikimit
29-07-2024
Data e perfundimit
30-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Shpallje për Praktikë Profesionale
Kompania: Arhing
Pozitat e Lira për Praktikë: Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Administratë
Lokacioni: Prishtinë
Kompania jonë është në kërkim të individëve të talentuar dhe të motivuar për të përfituar nga një mundësi e shkëlqyer për praktikë profesionale në fushat e mëposhtme.
Si të Aplikoni:
Për të aplikuar për këto pozita, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit në linkun e bashkëngjitur për pozitën që ju përshtatet.
1. Arkitekturë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike.
- Pjesëmarrja në fazat e ndryshme të projektimit dhe ndërtimit.
- Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar përmbushjen e standardeve dhe kërkesave të klientëve.
Linku: https://forms.gle/k4BU1uDxxYPPMSVB6
2. Inxhinieri Ndërtimi
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja e proceseve të ndërtimit dhe zbatimi i projekteve.
- Projektim.
- Ndihma në menaxhimin, kontrollimin e situacioneve dhe burimeve
- Sigurimi i përputhshmërisë me rregullat dhe standardet e sigurisë në punë.
Linku: https://forms.gle/MsQKhHoWaw4KgMHf9
3. Administratë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështetja e proceseve administrative të kompanisë.
- Përpunimi dhe menaxhimi i dokumentacionit.
- Të kontribuoni në projekte të ndryshme dhe të ofroni mbështetje për ekipin në aktivitete të ndryshme administrative.
Linku: https://forms.gle/tMowGyrpKDsG1W1Q9
Çfarë Ofron Praktika:
- Eksperiencë praktike dhe mundësi për të punuar në projekte reale.
- Udhëzime dhe mentorim nga profesionistë të fushës.
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Mundësi punësimi të rregullt.
Afati i fundit për aplikim është 01.09.2024
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë dhe të filloni rrugëtimin tuaj profesional me ne!