www.ofertapune.net Praktikant | PunaIme

Praktikant

Kompania

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Telefoni

Pa përcaktuar

Data e publikimit

18/11/2020

Data e perfundimit

02-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Praktikë

PROGRAM PËR PUNË PRAKTIKE PËR JURIST TË DIPLOMUAR NË  GJYKATAT THEMELORE,

KUVEND DHE ZYRA TË AVOKATISË       

Organizata: Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Pozita: Praktikant

Kohëzgjatja e praktikës: Gjashtë (6) muaj (paga: 250 USD/muaj)

Data e fillimit: 01 shkurt 2020 (tentative)

Vendi: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë

Rreth GLPS

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është një organizatë e pavarur, jo-partiake dhe jo- fitimprurëse me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni i saj është të zhvillojë hulumtime politike të besueshme në fushat e politikës, sundimit të ligjit dhe ekonomisë dhe të shtyjë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe / ose të trajtojnë problemet në fushat e politikave në fjalë.

GLPS është duke zbatuar një projekt njëvjeçar të titulluar: “Nxitja e kërkesës për drejtësi në Kosovë përmes qytetarisë aktive”, të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) (orgjinali: Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs – INL). Ky projekt synon që të rris rolin e shoqërisë civile në Kosovë që të kontribuoj për çasje më të mirë në drejtësi përmes përfshirjes qytetare në mbikqyrjen e sistemit të drejtësisë.

Qëllimi i programit të praktikës

Programi i praktikës do të zgjas 6 muaj në sistem rotacioni në tri institucione të ndryshme Gjykata Themelore (3 muaj), Kuvendin e Kosovës (1 muaj) si dhe Zyra të Avokatisë (2 muaj). Praktikantët do të angazhohen me kohë të plotë (40 orë në javë). Qëllimi i programit të praktikës është të vendosë themelet për një qasje më praktike dhe më pak formale kundrejt sundimit të ligjit, duke u lejuar të diplomuarve të rinj të fitojnë përvojë të çmuar menjëherë pas përfundimit të studimeve, të nxisin mendimin e tyre kritik duke u angazhuar dhe analizuar çështjet relevante të sistemit.

Ky program do të ofroj një përvojë dhe ekspozim të vlefshëm ndaj punës në një mjedis profesional për 15 praktikantë – të diplomuar së voni në Fakultetin Juridik nga universitetet publike dhe private të Kosovës. Praktikantët pritet të avancojnë njohuritë e tyre praktike dhe të fitojnë përvojë të konsideruar në trajtimin e rasteve, hartimin e vendimeve, gjykimeve dhe dokumenteve të tjera ligjore, si dhe rishikimin e ligjeve dhe literaturës ligjore dhe shqyrtimin e rasteve, punës në kuvend dhe zyret e avokatisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit janë si në vijim:

  • Hartimi i vendimeve, aktgjykimeve dhe dokumenteve të gjykatës sipas nevojës së gjyqtarëtve, administratës dhe stafit të gjykatës;
  • Të bëjë hulumtimin / rishikimin e literaturës ligjore në përputhje me nevojat e gjykatës;
  • Të ndihmojë në rastet e trajtuara duke marrë shënime, duke siguruar materialin e nevojshëm ligjor dhe duke rishikuar ligjet dhe rregulloret e nevojshme;
  • Të sigurojë mbështetje profesionale duke ndihmuar në përgatitjen e memorandumeve, aktgjykimeve dhe dokumenteve të tjera ligjore;
  • Të sigurojë mbështetje profesionale për gjyqtarët, drejtuesit dhe personelin e gjykatës;
  • Të kryejë detyra të tjera profesionale dhe administrative, sipas nevojës së gjykatës
  • Të sigurojë mbështetje profesionale për komisionet në Kuvendin e Kosovës

Informata mbi mënyrën e aplikimit

Kandidatët e interesuar pritet të dorëzojnë dokumentet përkatëse para mbylljes së afatit për aplikim me datën 02.12.2020. Ju lutem vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatëve të suksesshëm do të u kërkohet që t’i nënshtrohen një testi me shkrim, duke u përqëndruar në temat që kanë të bëjnë me aspektet e përcaktuara nga detyrat dhe përgjegjësitë sipas thirrjes për aplikim. Kandidatët që kalojnë provimin do të ftohen në një intervistë, e cila është hapi i fundit para një selektimi të suksesshëm.

Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Duhet të jenë qytetarë ose banorë të përhershëm të Kosovës;
  • Duhet të kenë diplomën BA në Juridik në universitetet publike ose private të Kosovës;
  • Aftësitë e shkëlqyera komunikimi si me gojë ashtu edhe me shkrim në gjuhën shqipe janë të detyrueshme;
  • Gjuha shqipe dhe serbe për praktikantët që do të caktohen në Mitrovicën Veriore është një avantazh;
  • Njohja e gjuhës angleze është një avantazh;
  • Shkathtësitë e dobishme të kompjuterit (Word, PowerPoint dhe Excel);
  • Njohuri të mjaftueshme për procedurat ligjore dhe aftësi për të hartuar dokumente ligjore;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur ose me të tjerët;
  • Përvoja e punës në këtë fushë është një avantazh

Si të aplikohet?

Një aplikim i kompletuar përfshin:

  • Rezymenë (CV), maksimum 2 faqe;
  • Letër motivuese që tregon interesin në program dhe përvojën përkatëse (maks. 1000 fjalë);
  • Diploma nga Fakulteti Juridik i një universiteti publik apo privat të Republikës së Kosovës
  • Transkriptat e notave të universitetit;
  • Vërtetimin që nuk është nën hetime.

Ju lutem vini re se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose serbe në formatin PDF në adresën e mëposhtme: [email protected]  jo më vonë se 2 dhjetor 2019 (ora 17:00). Subjekti i emailit duhet të jetë “2020 GLPS Programi i Praktikës Emri-Mbiemri“. Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet pas mbylljes së afatit për aplikim dhe në çfardo forme tjetër (p.sh. fizikisht, përmes faksit) ose të dërguara në adresa të tjera. Thirrjet telefonike nuk pranohen. Vetëm kandidatët që do hyn në listën e ngushtë do të njoftohen përmes emailit.