www.ofertapune.net Praktikant IT Support | PunaIme

Praktikant IT Support

Kompania

Baruti

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-09-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kërkojmë Praktikant në departamentin e IT-së

Pozita: Praktikant IT Support

Lloji i pozitës: Orar të plotë

Kohëzgjatja e kontratës: 4 muaj me mundësi punësimi

Kompensimi: Me pagesë

Lokacioni: Prishtinë

Kriteret:

  • Student/e i shkencave kompjuterike ose fakultete të ngjashëm
  • Njohuri të mira në instalim & menaxhim të sistemeve operative
  • Njohuri në rrjete kompjuterike
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Aftësi të mira komunikimi

Përparësi:

  • Kandidatët të cilët kanë ndjekur apo janë të certifikuar në CCNA ose Microsoft certifikime
  • Njohja e gjuhës gjermane

Cilësi personale:

  • Integritet personal
  • Të jetë i/e respektueshëm dhe i/e sjellshëm
  • Integritet të lartë dhe aftësi të punoj nën presion
  • Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon

Detyrat:

  • Ekzekutimin e kërkesave në sistemin operativ Windows
  • Ekzekutimin e kërkesave me pjesët e hardware-it të kompjuterit
  • Instalimin dhe mirëmbajtjen e software-it
  • Ekzekutimin e kërkesave në rrjetin kompjuterik
  • Të jetë në gjendje të reagoj shpejt në një ambient shumë dinamik
  • Mirëmbajtje dhe ndihëm për pajisjet teknologjike (Kompjuter, Printer, Scaner, Rrjeta)
  • Mbajtja e raporteve

Ju ofrojmë:

  • Praktikë me pagesë
  • Mundёsi pёr zhvillim personal dhe tё karrierёs pёr individёt me ambicie, profesionalizёm dhe pёrkushtim pёr standarde tё larta tё performancёs
  • Ambient miqësor dhe modern për punë
  • Shumë benefite shtesë
  • Ekip miqësor dhe profesional

Të interesuarit të dërgojnë një CV dhe një letër motivuese në këtë E-Mail-Adresë: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë

Shpallja është e hapur deri më datën 27.09.2022