www.ofertapune.net Praktikant/e Vullnetar/e ne Gjykatën Themelore në Gjakovë | PunaIme

Praktikant/e Vullnetar/e ne Gjykatën Themelore në Gjakovë

Kompania

Komuna e Gjakovës

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

11-03-2022

Data e perfundimit

23-09-2023

Lloji i orarit

Intern

Kategoritë

Juridik

Në bazë të Rregullores Nr.08/2017 për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së,

Gjykata Themelore në Gjakovë

Shpall

KONKURS
Nr. 01/2022

Titulli i vendit të punës: Praktikantë Vullnetarë

Gjykata Themelore në Gjakovë……………………………..20 (njëzet) pozita
Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec……….10 (dhjetë) pozita dhe
Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Malishevë…..10 (dhjetë) pozita

Pozita Nr.1

  • Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Administratori i Gjykatës

Pozita Nr.2

  • Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës-Administratori i Degës në Rahovec

Pozita Nr.3

  • Titulli i pozitës: Praktikantë Vullnetarë
  • Vendi i punës: Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Malishevë
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti (pa pagesë)
  • Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Ndihmës-Administratori i Degës në Malishevë

Përshkrimi i detyrave të punës së praktikantit:

Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Administratorit të Gjykatës / Ndihmës Administratorit;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë / Degë të Gjykatës duke përfshirë regjistrimin e shkresave të lëndës etj. dhe
  • Kryen punë të tjera sipas nevojave të Gjykatës.

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik, programi i studimeve 4 (katër) vjeçare, apo 240 kredi ECTS ose Master;
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore dhe
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë për përpilimin e dokumenteve ligjore si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L-149, Rregullore, Nr.02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil si dhe Rregulloren Nr. 08/2017, për Praktikantë në Gjykata dhe Sekretariatin e KGJK-së.

Konkursi është publikuar më dt. 04.03.2022 dhe mbyllet me dt. 18.03.2022

Aplikacionet mund t’i merrni në Zyrën e Pranimit në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Rr. “Bardhyl Çaushi” nr. 148 dhe po ashtu, aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Web portalin e Gjykatës Themelore në Gjakovë: www.gjyqesori-rks.org

Shkarko Aplikacionin

Aplikacionet e plotësuara mund t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Rr. ”Bardhyl

Çaushi” nr.148 si dhe përmes postës – kodi postar 50000, në Rahovec, Rr. “8 Dëshmorët e Pashtrikut” Nr.1, dhe në Malishevë, Rr. William Wallker Pn,

Për informata më të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel./fiks: 0390/324- 130 prej orës 08:00 – 16:00.