www.ofertapune.net Praktikant/e vullnetar/e (64) | PunaIme

Praktikant/e vullnetar/e (64)

Kompania

Këshilli Gjygjësor i Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-02-2023

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Intern

Kategoritë

Administratë

PËRSHKRIMI

Në bazë të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017, për praktikantë vullnetarë (pa pagesë) në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Degët e saj, shpalle:

K O N K U R S
Nr. 01/2023

Titulli i vendit të punës: Praktikant/e vullnetar/e 64 pozita

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës

Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej 1 viti (pa pagesë)

Vendi:

  • Gjykata Themelore Prishtinë: 30 pozita
  • Dega Podujevë: 10 pozita
  • Dega Lipjan: 12 pozita
  • Dega Drenas: 10 pozita
  • Dega Graqanicë: 2 pozita

Përshkrimi i detyrave të punës:
Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën
    mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe nëmenaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës;

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VËREJTJE:

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L- 149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve.

Konkursi është publikuar më dt. 03.02.2023 dhe mbyllet me dt.17.02.2023

Shkarko Aplikacionin

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore të Prishtinës-Pallati i Drejtësisë , objekti A – Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn. Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postës. Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-526, prej orës 08:00 – 16:00.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë. Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.